Shkup, 17 tetor 2022
Banka Popullore deri më tani ju përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave aktuale, të cilat janë pasojë e krizës globale, duke ndërmarrë masa për normalizim gradual të politikës monetare, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në periudhë afatmesme. Kjo është me rëndësi të veçantë në kushte kur ekonomia globale ballafaqohet me më shumë sfida të mëdha – inflacionin më të lartë në dekadat e fundit, invazioni rus i Ukrainës, ashpërsimi i kushteve financiare globale dhe kërcënimet e pandemisë të cilat ende ekzistojnë. Politika monetare duhet ti përgjigjet me vendosmëri presioneve të çmimeve dhe të merr në konsideratë perspektivat e pafavorshme për rritjen ekonomike dhe rreziqet e stabilitetit financiar. Kjo kërkon reagim monetar vendimtar, por njëkohësisht të kujdesshëm dhe të balancuar. Këto janë përfundimet nga takimet të cilat i realizuan guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorja Ana Mitreska me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, ShBA.
Delegacioni u takua me zëvendës drejtorin gjeneral të FMN-së, Bo Li, por u mbajtën takime edhe me drejtorin e FMN-së për Europë, Allfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Poll Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ, Lluk Drese, si dhe me shefin e Misionit të FMN-së, Bergljot Barkbu. FMN-ja do të vazhdojë ta mbështes Bankën Popullore në përmirësimin e sistemit për interventime devizore dhe stres-testime, për të cilën u diskutua në takimin me Departamentin e politikës monetare dhe tregjeve të kapitalit.
Guvernatorja e Bankës Popullore theksoi se nga fundi i vitit të kaluar, Banka Popullore ka filluar me normalizimin e politikës monetare përmes operacioneve monetare, derisa nga prilli deri tani në disa raste është rritur norma bazë e interesit. Kjo u mbështet edhe me disa masa plotësuese, në fakt ndryshime në instrumentin e rezervës së detyruar të drejtuara në uljen e euroizimit, si dhe masave sistematike, pra me futjen e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit prej 0,5%, me çka edhe më shumë forcohen mekanizmat mbrojtëse në sistemin bankar. Nga FMN-ja vlerësuan se politika monetare e cila udhëheqet nga banka qëndrore është e përshtatshme, duka pasur parasysh faktorët global të ofertës që ndikojnë mbi inflacionin vendas. Megjithatë, duke pasur parasysh efektet përçuese dhe rritja e pritjeve inflacioniste edhe në këto takime u theksua nevoja për udhëheqje të politikave të kujdesshme vendase. Njëkohësisht, theksi ishte vendosur edhe në stabilitetin e sektorit bankar, i cili është në gjendje të mirë dhe mund ta mbështet ekonominë vendase, duke pasur kapacitet të përballet me goditje të mëdha të mundshme. Kjo është edhe një shtyllë e mbështetjes për rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm.
Në takimin me zëvendës drejtorin gjeneral të FMN-së, Bo Li, u diskutua edhe për miratimin e Linjës kreditore për kujdesshmëri (PLL), e cila është në fazë përfundimtare. Bëhet fjalë për instrument i cili siguron likuiditet për tejkalimin e tronditjeve dhe sfidave të caktuara gjatë epizodeve të krizës. Ky instrument u jepet vendeve të cilat kanë baza të shëndosha ekonomike dhe praktikojnë politika të shëndosha makroekonomike. Në procesin e miratimit të PLL-së u bë vlerësim i më shumë segmenteve të veprimtarisë në bankën qëndrore, mes të cilave edhe politikës monetare, pozicioni i bilancit pagesor, mbikëqyrja e sektorit financiar, si dhe përshtatshmëria e të dhënave statistikore. Për të gjitha segmentet, Banka Popullore mori notë të lartë.