Shkup, 17 gusht 2024
Nëpërmjet ndërtimit të partneriteteve dhe përfshirjes së të gjitha institucioneve financiare, shoqatave dhe shoqatave civile të interesuara, Banka Popullore punon në përforcimin e ndërgjegjësimit dhe avancimin e edukimit financiar në bazë më të gjerë. Për këtë qëllim, në emër të Bankës Popullore dhe Shoqata për Inkurajimin e Bashkëpunimit Rinor, Promovimin e Paqes dhe Stabilitetit ̶ KOMUNITETI ALPBAH I MAQEDONISË, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe përfaqësuesi i shoqatës, Marko Palloski, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim.
Memorandumi parasheh që Banka Popullore të organizojë ligjërata, trajnime dhe punëtori për edukim financiar për anëtarët e Shoqatës, si dhe për grupet e ndryshme të synuara në bashkëpunim me Shoqatën. Shoqata do të bashkëpunojë me bankën qendrore përmes propozimeve për aktivitete projekti në fushën e edukimit financiar, si dhe përmes organizimit të anëtarëve për mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe materialeve edukative. Përmes bashkëpunimit dhe aktiviteteve projektuese, të rinjve u hapen mundësi të reja për edukim, proaktivitet dhe inovacion.
Në vitin 2021 u miratua Strategjia e parë kombëtare për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare, e përgatitur nga rregullatorët financiarë, nën udhëheqjen e Bankës Popullore. Strategjia ofron kornizë sistemore për forcimin e proceseve të edukimit financiar dhe ngritjen e nivelit të edukimit financiar të popullsisë. Rëndësi të madhe për proceset ka forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet rregullatorëve financiarë, sektorit financiar privat dhe atij civil. Bashkëpunimi nënkupton përdorimin optimal të burimeve, përpjekjet e vazhdueshme dhe rritjen e përgjegjësisë kolektive në raport me qëllimet e përcaktuara.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}