Shkup, 17 maj 2023
“Publikimet profesionale të botuara nga fusha e numizmatikës, historisë monetare dhe konservimit janë pjesë e rëndësishme e konsistencës sonë në krijimin, avancimin, zbulimin dhe ruajtjen e vazhdueshme të traditës”, theksoi Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në promovimin e botimit "Monedhat e Argeadëve nga Koleksioni Numizmatik i BPRMV-së" nga Dr. Eftimija Pavllovska, kuratore në Muzeun e Bankës Popullore. Guvernatorja shtoi se Banka Popullore mbështet veprimtarinë e muzeut në aktivitetet për përhapjen e mëtejshme të njohurive për rrugën e gjatë historiko-evolucioniste të parasë, si një nga zbulimet më të rëndësishme teknologjike të njeriut, si dhe për veçoritë e tyre që janë karakteristike për territorin e këtushëm maqedonas. “Konsiderojmë se afirmimi i përfitimeve të përhershme civilizuese të së kaluarës, të cilat në mënyra të ndryshme formësuan konstelacionet shoqërore në aspektin ekonomik, kulturor dhe teknologjik, është investimi ynë në të ardhmen”, nënvizoi Guvernatorja.
Libri "Monedhat e Argeadëve nga Koleksioni Numizmatik i Bankës Popullore", botimi i parë i sistematizuar për kopjet e lashta të parave që ishin pjesë e sistemit monetar të Argeadëve, e prezantoi akademiku Vera Bitrakova Grozdanova, duke theksuar "Monedhat - bollëku i produkteve, burimet e rendit të parë për të njohur të kaluarën, paraqesin përparësi dhe mbifuqi në raport me të gjitha objektet e tjera në aktivitetin e njeriut në lashtësi”.
Autorja e punimit, Eftimija Pavllovska, iu referua përmbajtjes së librit, duke theksuar: “Botimi i koleksionit të monedhave Argeade nga Muzeu i BP do të mundësojë që ky material të jetë i disponueshëm për kërkime, por edhe për studimin e tij nga publiku shkencor, si dhe për informimin e publikut të gjerë për ekzistimin e disa prej botimeve më të vjetra që janë zbuluar në tokën e sotme maqedonase”.
Banka Popullore, përveç përmbushjes së qëllimeve themelore të mandatit të saj, po ashtu punon shumë edhe për vendosjen e vlerave shtesë në shoqërinë duke ushqyer trashëgiminë kulturore. Muzeu i Bankës Popullore ka dy dekada që vepron në mënyrë edukative me vendosjen e përhershme të muzeut, por edhe nëpërmjet botimit të publikimeve prej të cilës publiku i gjerë dhe ai profesionist marrin njohuri në zhvillimin e sistemeve monetare dhe standardet e tyre në shoqëritë, ikonografinë dhe dizajnin e parave përmes të kaluarës së këtyre hapësirave, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e vendit. Koleksioni numizmatik i Muzeut të Bankës Popullore është duke u pasuruar vazhdimisht. Sot, me 22,000 ekzemplarë të saj, ajo paraqet koleksionin më të madh publik numizmatik në vend.