Guvernatorja e Bankës Popullore, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministri i financave, D-r Dragan Tevdovski, sot, në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel morën pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimorë dhe Turqisë. Kjo ngjarje, mbahet çdo vit në kuadër të shqyrtimit të Programit për Reforma Ekonomike të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Ky dialog është mbledhja përfundimtare për vlerësim vjetor të politikave makroekonomike dhe prioriteteve strukturore, në të cilin në njërën anë marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane dhe në anën tjetër përfaqësues të bankave qendrore dhe ministrive kompetente të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
Në Dialogun e sivjetshëm do të prezantohen vlerësimet e vendeve për përmbushjen e udhëzimeve të BE-së të dhëna në Dialogun e vitit të kaluar lidhur me Programin për Reforma Ekonomike. Pritet që pjesëmarrësit e Dialogut të miratojnë konkluzione të përbashkët nga cikli sivjetshëm i shqyrtimit të programit.
Parashikohet që në kuadër të ngjarjes të mbahet edhe një diskutim tematik për reformat strukturore të cilat do të implementohen nga vendet kandidate për anëtarësim në BE, me qëllim tërheqjen e më shumë investimeve të huaja dhe forcimin e ekonomive të tyre. Guvernatorja Angelovska-Bezhoska do mbajë fjalimin e saj dhe do të marri pjesë aktive në diskutim, duke folur rreth kontributit të bankës qendrore në këtë sferë në vendin tonë, si dhe përmes ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe financiar, ashtu edhe përmes përfshirjes së reformave në sferën financiare.
Në Bruksel ajo do të realizojë edhe takime individuale me më shumë kolegë nga Evropa me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë të Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}