Shkup, 17 prill 2025
Politika monetare e mbetet e kujdesshme - normat e interesit të pandryshuara
Më 17 prill 2025 u majt mbledhja e rregullt e Bordit Ekzekutiv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore. Në mbledhje u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet e fundit për ekonominë botërore dhe vendase dhe zhvillimet e fundit të tregjeve financiare ndërkombëtare dhe vendase në pikëpamje të vendosjes së politikës monetare.
Në mbledhje u vlerësua se vendosja aktuale e politikës monetare është e përshtatshme me kushtet në ekonomi, duke pasur parasysh rreziqet negative më të theksuara, veçanarisht nga mjedisi i jashtëm. Rrjedhimisht, në mbledhje u vendos që norma e interesit për bonot e thesarit të mbes në nivelin prej 5,35%, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-ditore në nivelin përkatës 3,95% dhe përkatësisht 4%. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt mbetet e pa ndryshuar, do të shënojë 10 miliardë denarë. Me këtë vendim ruhet karakteri i kujdesshëm i politikës monetare. I gjithë grupi i masave, gjegjësisht niveli aktual i normave të interesit, ndryshimet e deritanishme të rezervës së detyrueshme dhe masat makroprudenciale të ndërmarra, do të kontribuojnë në stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm dhe në ruajtjen e stabilitetit të kursit të denarit ndaj euros. Për sa i përket politikës së Bankës Qendrore Europiane (BQE), në mbledhjen e fundit në prill u mor vendimi për uljen e normave bazë të interesit me për 0,25 p.p..
Arritjet e inflacionit edhe më tutje janë një nga segmentet kyçe të cilat imponojnë nevojën për kujdes, në kushtet kur rreziqet, të lidhura kryesisht me mjedisin e jashtëm, bëhen më të theksuara dhe jashtzakonisht të paparashikueshme. Gjegjësisht, në kushte kur kushtet gjeopolitike edhe më tej janë të qëndrueshme, ndryshimet në politikat e tarfiave doganore në nivel botëror përkeqësojnë edhe më tej perspektivat për aktivitetin tregtar dhe ekonomik dhe rrisin luhatshmërinë, si në tregjet globale të produkteve primare, ashtu edhe të tregjeve të kapitalit. Krahas kësaj, u morrën parasysh edhe rreziqet e lidhura me faktorët vendase që ndikojnë në kërkesën agregate.
Norma vjetore e inflacionit në mars 2025 u ngadalësua ndjeshëm në 2,7%, që është nivel më i ulët se sa pritej, i cili është nën ndikim të masave aktuale afatshkurtëra për të kufizuar rrtjen e çmimeve. Inflacioni, mesatarisht, për tremujorin e parë është pak më i lartë nga pritjet sipas parashikimit të tetorit. Ngadalësimi i normës vjetore të inflacionit në mars kryesisht vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimit, shkaku i shterimit të efektit të bazës më të ulët krahasuese dhe efektit shtesë rënës të masave aktuale afatshkurtra për të kufizuar rritjen e çmimeve (të cilat skadojnë në fund të prillit). Lidhur me komponetat tjera, ngadalëson rritja e komponentës bazë të inflacionit, ndërsa rënie e çmimeve të energjensave përshpejtoi. Lidhur me pritjet inflacioniste, në anketimet e marsit të Komisionit Europian mbizotërojnë pritshmëritë e konsumatorëve për një ulje më të moderuar të çmimeve në periudhën e ardhshme. Parashikimet e fundit për çmimet në bursë të produkteve primare për periudhën e ardhshme kanë ndryshuar më së shumti në drejtimin rritës, që së bashku me rritjen e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në treg, tregon rritje të rreziqeve dhe nevojën për kujdes.
Gjendja e tregut valutor është e qëndrueshme. Niveli i rezervave valutore, në fund të marsit, shënon 4.788,1 milionë euro, që është e mjaftueshme për të ruajtur stabilitetin e kursit të valutës vendase. Arritjet në rezervat valutore janë afër pritshmërive për tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa intervenimet në tregun valutor kanë qenë mesatarisht pozitive që nga fillimi i vitit. Në lidhje me të dhënat më të fundit të disponueshme nga sektori i jashtëm, arritjet në tregun e këmbimit valutor të përmbyllur me muajin mars tregojnë të hyra neto më të moderuara nga transfertat private krahasuar me parashikimet për tremujorin e parë, ndërsa deficiti tregtar i arritur në dy muajt e parë të vitit për momentin është më i lartë se pritshmëritë për tremujorin e parë.
Rritja ekonomike në tremujorin e fundit të vitit 2024, u përshpejtua lehtë dhe arriti në 3,2%, që është pothajse në nivel me parashikimet e Bankës Popullore (3,1%). Të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë për një rritje të mëtejshme, por më të moderuar, për momentin me lëvizje më të dobëta në tregti, ndërtim dhe turizëm dhe më të forta në hotelieri dhe industri. Rreziqet për rritjen në periudhën e ardhshme nga mjedisi i jashtëm janë kryesisht në rënie, ndërsa nga mjedisi i brendshëm janë ende të lidhura me shpejtësinë dhe vëllimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës vendase.
Arritjet e sektorit monetar janë më të mira nga pritshmëritë, gjë që tregon për mbështetje më të fuqishme kreditore për ekonominë. Gjegjësisht, sipas të dhënave për muajin mars, depozitat dhe kreditë po shënojnë ritme solide të rritjes, të cilat janë më të larta se pritjet për tremujorin e parë të vitit.
Në përgjithësi, zhvillimet e fundit në treguesit kryesorë makroekonomikë janë kryesisht të favorshme, por perceptimet e rreziqeve në rrugën e tyre të ardhshme kërkojnë vazhdimësi të kujdesshme të politikës monetare. Gjegjësisht, rreziqet që lidhen me mjedisin e jashtëm janë më të theksuara, si dhe po monitorohen nga afër faktorët e brendshëm që mund të ndikojnë në dinamikën e kërkesës dhe të çmimeve në periudhën e ardhshme. Banka Popullore edhe më tej është e përgatitur të shfrytëzojë të gjithë instrumentet e nevojshme dhe të merr masa adekuate me të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të kursit të denarit në raport me euron dhe stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm.