Shkup, 17 prill 2023
Banka Botërore pozitivisht vlerëson politikat e Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit financiar. Në këtë kuptim, në takim u shqyrtua edhe ndihma teknike aktuale nga Banka Botërore, me të cilën nëpërmjet të më shumë projekteve do të përforcojë edhe më tej kapacitetet e vendit dhe bankës qëndrore në disa fusha të lidhura me sistemin bankar. Ato i referohen përmirësimit të kornizës makroprudenciale, forcimit të kapaciteteve për udhëheqjen e krizave, udhëheqjen me ndryshimet klimatike, si dhe finalizimin e kornizës ligjore të zgjidhjes së bankave. Gjithashtu, në sferën e sistemit pagesor, do të mbështeten përpjekjet për hartim të studimit për denarin digjital. Projektet u shqyrtuan gjatë Takimeve Pranverore të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM) dhe Bankës Botërore (BB), gjatë takimeve të guvernatorës së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorit Fadil Bajrami, me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, nënkryetaren Antonela Basani dhe drejtori ekzekutiv i Konstituencës të së cilës i përkasim, Kun Davidse.
Me miratimin e Ligjit për Stabilitetit Financiar, vitin e kaluar, u vendos kornizë institucionale për politikën makroprudenciale në vendin tonë dhe ligjërisht rregullohet roli i Komitetit për Stabilitet Financiar në të cilin janë të përfshirë të gjithë rregullatorët financiar. Banka Popullore hartoi edhe draft strategji për udhëheqjen makroprudente, ndërsa në periudhën e ardhshme në qendër të vëmendjes do të jetë përforcimi i kornizës së ndjekjes të rreziqeve sistematike dhe të miratimit të politikave makroprudente. Në këto aktivitete banka qëndrore do të mbështetet nga Banka Botërore.
Për udhëheqje me rreziqet të cilat vijnë nga ndryshimet klimatike dhe mjedisi jetësor, lidhur me stabilitetin financiar, Banka Popullore është në fazë përfundimtare të përgaditjes së Strategjisë së Gjelbër Financiare e mbështetur nga Banka Botërore. Gjithashtu, Banka Popullore do të sigurojë mbështetje nëpërmjet konsultimit lidhur me përcaktimin e kahjeve të cilat do ti jep banka qëndrore për bankat komerciale gjatë përcaktimit, udhëheqjes, ndjekjes dhe raportimit për rreziqet klimatike, si dhe përgaditjen e “tabelës së gjelbër kontrolluese” të treguesëve të rreziqeve. Banka Botërore do të jep mbështetje edhe për stres testet e bankave nga aspekti i rreziqeve klimatike, të cilat janë planifikuar për vitin e ardhshëm. Banka Popullore planifikon dhe organizimin e Konferencës për rreziqet klimatike nëpërmjet të së cilës do të veprohet në rritjen e vetëdijësimit dhe do të qartësohen kahjet mbikëqyrëse dhe rekomandimet për sektorin bankar.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}