Shkup, 16.03.2020
Sot u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme elektronike e Komitetit për Politikë Operative Monetere të Bankës Popullore në të cilën u miratua vendimi për uljen e normës bazë të interesit për 0.25 pikë përqindjeje në 1,75%. Kjo është ulje e dytë e normës bazë të interesit këtë vit, pas uljes në janar, kur në kushte të rezervave të larta valutore dhe zhvillimeve të ulta të inflacionit, me prani të rreziqeve globale, përfshirë edhe përhapjen e infeksionit viral Kovid-19 (koronavirusi), e lehtësuam politikën monetare. Nevoja për zhvillimin e mbledhjes së jashtëzakonshme buron nga përhapja e shpejtë e infeksionit viral Kovid-19 në kontekstin glboal, duke thelluar kështu edhe rreziqet në ekonominë e vendit. Gjatë mbledhjes përsëri u shqyrtuan treguesit e fundit ekonomikë, duke shqyrtuar efektet nga paraqitja e Kovid-19 mbi ekonominë globale dhe maqedonase. Për këtë arsye, u nxorën përfundimet e mëposhtme:
Rreziqet për ekonominë globale dhe të vendit nga paraqitja e infeksionit të ri viral Kovid-19 janë të shprehura. Pritjet fillestare se ky fenomen do të lokalizohet në territorin e Kinës u treguan të pabaza, ndërsa rreziku se kohëzgjatja, fuqia dhe shpërndarja gjeografike e tij do të jenë më të mëdha u realizua në një periudhë shumë të shkurtër. Nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit, ky virus u përhap në mbi 80 vende të botës. Masat që ndërmerren në plan global për përhapjen e tij kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes, anulimin e një numri të madh të aktiviteteve, pengimin e zinxhirve global të prodhimit, ndryshimin e çmimeve në tregjet e instrumenteve financiare dhe të produkteve parësore. Të gjitha këto masa kanë implikime mbi ofertën dhe kërkesën në ekonomi, si dhe mbi besimin e konsumatorëve dhe investitorëve dhe kështu mbi rritjen ekonomike në tërësi.
Madhësia e totalit të efekteve ekonomike negative vështirë se mund të përcaktohet për shkak të pasigurisë lidhur me kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e infeksionit viral. Edhe pse goditja aktuale është e natyrës joekonomike dhe me shumë gjasa nuk do të rrezikojë potencialin afatgjatë për rritje dhe bazat makroekonomike të ekonomive në bazë të përheshrme, efektet e saj negative në plan afatshkurtër mbi ekonominë globale me shumë gjasa do të jenë të shprehura dhe do të reflektohen si një ngadalësim ose zvogëlim i madh i aktivitetit ekonomik global. Banka Qendrore Evropiane publikoi parashikimet e saj të muajit mars për eurozonën, si partneri ynë kryesor tregtar. Këto parashikime nuk i përfshijnë në tërësi efektet e rejat të Kovid-19 mbi aktivitetin dhe tregtinë globale dhe parashikojnë rritje në eurozonë prej 0.8% në vitin 2020. Megjithatë, skenaret e tyre për efektet nga Kovid-19 mbi eurozonën, që parashohin praninë e pandemisë deri në fund të gjysmë së parë të këtij viti, tregojnë aktivitet më të ulët në raport me skenarin në një interval prej 0,6 deri 1,4 pikë përqindjeje. Duke vepruar kështu, BQE-ja thekson se këto skenare nuk nënkuptojnë një reagim monetar apo fiskal, i cili, nëse ndërmerret, ndjeshëm do t’i lehtësonte efektet negative.
Materializimi i rrezikut dhe efektet e tij negative mbi rritjen e ekonomve çuan në reagim të shpejtë të një numri të madh të bankave qendrore me uljen e normave të tyre të interesit dhe/ose ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e likuiditetit në sistem dhe mbështetje të kreditimit. Masa të këtilla ndërmorën edhe Sistemi Federal i Rezervave, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Anglisë. Kështu, ato ndihmuan për një lehtësim shtesë të kushteve financiare dhe mbështetje të sektorit real, në kushte të goditjes së papritur negative me ndikim të fuqishëm mbi aktivitetin e përgjithshëm.
Në kushte të lëvizjeve stabile të inflacionit dhe nivel të duhur të rezervave valutore, dhe me disa efekte negative mbi ekonominë nga mjedisi i jashtëm, si dhe dhe me masat për kufizimin e rreziqeve nga përhapja e infeksionit viral Kovid-19, Banka Popullore miratoi vendim për uljen e normës bazë të interesit për 0,25 pikë përqindjeje, duke e ulur atë në 1,75%. Kjo ulje e dytë e normës së interesit në vitin 2020 duhet të kontribuojnë në uljen e çmimit të financimit përmes kredive të bankave. Kjo do të lejojë ruajtjen e ciklit të kredisë dhe zbutjen e efekteve nga goditja negative mbi ekonominë e vendit, veçanërisht mbi likuiditetin e sektorit të korporatave, edhe pse potenciali likuid që kanë bankat është shumë i lartë.
Banka Popullore shqyrton edhe masa shtesë për mbështetjen e ekonomisë, në rrethana kur ajo goditet nga një goditje joekonomike dhe e papritur. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimet e mundshme që do t’i stimulojnë bankat të mbështesin sektorët më të prekur të ekonomisë, përmes ndryshimit të synuar të një pjese të instrumenteve monetare, ose përmes fleksibilitetit më të madh të kërkesave rregullatore.
Përsëri theksojmë se për momentin rrjedhat janë stabile, dhe Banka Popullore është e angazhuar për zbatimin e suksesshëm të objektivave të saj: ruajtjen e çmimeve stabile, kurs stabil valutor dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Në këtë kontekst, niveli i rezervave valutore është komfort dhe plotësisht i mjaftueshëm për të qenë në gjendje të reagojë në mënyrë të duhur nëse vjen deri në realizim më të madh të rreziqeve dhe nevojë për absorbimin e efekteve. Sistemi bankar i vendit tonë është rezistent ndaj goditjeve të mundshme, përfshirë edhe efektet e mundshme mbi ekonominë nga përhapja e virusit Kovid-19 në plan global. Sistemi bankar i vendit është i shëndoshë, me aftësi paguese dhe likuid dhe është në gjendje më të mirë se sa në periudhën e fillimit të krizës financicare nga viti 2008.
Banka Popullore do të vazhdojë me kujdes t’i ndjeki zhvillimet e ngjarjeve dhe rreziqet e mundshme nga mjedisi, si dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendase, me qëllim përshtatjen e duhur të politikave dhe reagim të duhur dhe në kohë.