Shkup, 16 dhjetor 2024
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, së bashku me viceguvernatoren Emilia Nacevska, zhvilluan takim me përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të udhëhequr nga përfaqësuesi i Zyrës së IFC-së në vend, Visar Perani, me rastin e prezantimit të projektit të IFC-së i cili i referohet avancimit të shërbimeve financiare digjtale dhe promovimit të përfshirjes financiare në rajon, brenda përcaktimit të tyre strategjik për të krijuar ekosistem digjital të avancuar dhe të qëndrueshëm. Nisma synon të mbështesë inovacionin, të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve midis ofruesve të shërbimeve financiare dhe të nxisë mjedis financiar konkurrues dhe gjithëpërfshirës.
Në takim u theksua se Banka Popullore është institucion që përmes rregullores dhe aktiviteteve që i zbaton, kontribuon dukshëm në transformimin digjital në sistemin financiar, që në fakt është një nga synimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë, u theksua se korniza e re ligjore në sferën e pagesave mundësoi liberalizimin dhe hapjen e tregut për ofruesit e rinj të shërbimeve të pagesave, dhe duke inkurajuar kështu risitë e sjella nga kompanitë fintek.
Në takim, IFC-ja ofroi mbështetje për Bankën Popullore në disa fusha. Në të njëjtën kohë, guvernatorja tregoi se mbështetja për ofruesit e shërbimeve të pagesave për përgatitjen operacionale për qasje në sistemet e pagesave në Bashkimin Europian do të ishte veçanërisht e rëndësishme dhe përdorimi efektiv i mundësive të ofruara nga anëtarësimi në SEPA (që pritet në fillim të vitit të ardhshëm), në fushën e pagesave të çastit, si dhe në përgatitjen e Strategjisë së re afatmesme për zhvillimin e sistemit të pagesave në vend.
Përfaqësuesit e IFC-së theksuan rëndësinë e harmonizimit të kuadrit rregullator me standardet ndërkombëtare, duke mundësuar ndërveprueshmërinë e sistemeve të pagesave dhe inkurajimin e partneriteteve ndërmjet bankave, kompanitë fintek dhe palë të tjera të interesuara nga sektori privat. Takimi shënoi hapin e parë në eksplorimin e mundësive për bashkëpunim të përbashkët për forcimin e ekosistemit financiar të rajonit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}