Shkup, 16 dhjetor 2024
Më datë 19 dhjetor 2024, (e enjte), me fillim nga ora 14:00, në hapësirat e Bankës Popullore do të mbahet Sesioni i 53 -të i Klubit të Hulumtuesve.
Në këtë sesion do të prezantohen punimet:
“Vlerësimi i efikasitetit të shpenzimeve publike në vendet e Europës Juglindore - teknika e analizës së mbështjelljes së të dhënave (DEA)” nga autorët Vesna Garvanlieva Andonova dhe Borçe Trenovski dhe “Analiza hierarkike ekonomike në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve” nga autorët Filip Naskovski, Martin Bojkovski, Dimitar Peshevski dhe Dimitar Trajanov.
Pas prezantimit të punimeve është planifikuar një diskutim.
Banka Popullore shpall thirrje për të gjithë hulumtuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit që të paraqiten në adresën e emajlit: [email protected], jo më vonë se 18 dhjetor 2024 (e mërkurë).
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve shkencoro-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen duhet të jenë të punuara në pajtim me trendet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, gjë që nënkupton analizë empirike, si dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe shkëmbim të mendimeve profesionale, mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe nga hulumtimi/punimi i cili është në version punues. Sesionet janë të karakterit publik dhe fotografitë nga ngjarja publikohen në ueb faqen e Bankës Popullore dhe në profilet e rrjeteve sociale.
Anëtarsimi në Klubin e Hulumtuesëve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}