Shkup, 13 nëntor 2023
Ditët e edukimit financiar, të cilat organizohen për herë të shtatë, këtë vit do të mbahen nga data 21 deri më 23 nëntor, gjatë të cilave do të mbahen ligjërata me disa të ndryshme tema për çdo qytetar të interesuar.
Organizatorë janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional - MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe pritet pjesëmarrja e sektorit financiar privat.
Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse e Ditëve të Edukimit Financiare, dërgon thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në ligjëratat edukative, të cilat do të zhvillohen përmes lidhjes me video-konferencë.
Qëllimi i ligjeratave që do të mbahen në kuadër të Ditëve të Edukimit Financiar është përmirësimi i edukimit financiar, nxitja e përfshirjes financiare dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Thirrjen publike dhe më shumë informacione rreth regjistrimit për pjesëmarrje në e-ligjëratat mund t'i gjeni në lidhjen në vijim: https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-od-21-do-23-noemvri-godinava-ke-se-odrzi-sedmoto-izdanie-na-denovite-na-finansiskata-pismenost-al.nspx
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}