Shkup, 16 tetor 2022
Banka Popullore nëpërmjet kryerjes cilësore të funksionit statistikor vazhdon të kontribuojë në forcimin e procesit të vendimmarrjes të aktorëve ekonomik. Vazhdimisht mblidhen, hartohen dhe publikohen të dhënat në pajtim me standardet ndërkombëtare, por edhe nuk anashkalohen as aktivitetet për zhvilim dhe përditësim të fushave të caktuara statistikore. Në këtë kontekst, u theksua se Banka Popullore për her të parë do të publikojë dhe dorëzojë një grup të ri të të dhënave statistikore për treguesin e letrave me vlerë të borxhit. Me këtë, Banka Popullore është një hap larg plotësimit të treguesëve që janë në kompetencë të saj dhe vijnë nga standardi më i lartë statistikor për disementim të të dhënave të Fondit Ndërkombëtar Monetar – SDDS plus, të cilin e plotësojnë vetëm 29 shtete në botë. Për këtë u diskutua në takimin mes drejtorit të Departamentit për statistika të FMN-së, Albert Kruse dhe guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatores Ana Mitreska, të mbajtur në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Aktivitetet e Bankës Popullore kryesisht janë të drejtuara në përmirësimin e të dhënave në fushën e llogarive financiare, proces i ndihmuar nga Departamenti për statistikë i FMN-së. Për këtë qëllim, Banka Popullore parasheh që përveq publikimit të gjendjes vjetore, të fillojë me publikimin e të dhënave tremujorëshe për llogaritë financiare, me çka do të mundësohet disponueshmëri më e madhe për informacionet më frekuente për bartësit e politikave dhe rishikimin e lëvizjeve sipas sektorëve të caktuar, të cilat mund të paraqesin tregues për dobësitë e mundshme ekonomike.
Në takimin u theksua se Banka Popullore vazhdimisht aplikon praktika për forcimin e transparencës ndaj të dhënave statistikore. Banka Popullore realizon komunikim të rregullt me raportuesit dhe përdoruesit e të dhënave statistikore dhe për ndjekje të progresit në këtë fushë u bë një Anketë mbi kënaqësinë e raportuesëve dhe përdoruesëve të statistikës. Rezultatet e anketës së bërë në tetor të 2021 konfirmuan se Banka Popullore siguron cilësi të lartë të funksionit statistikor. Përgjigjet dhe propozimet e marra do të shfrytëzohen për planifikim të aktiviteteve të përmirësimit të mëtejshëm të komunikimit me përdoruesit dhe racionalizimin e procesit të raportimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}