Për vitin 2023 projektohet rritje ekonomike prej 2,1%, ndërsa inflacion mesatar në interval prej 8 deri 9%
Shkup, 16 maj 2023
Këshilli i Bankës Popullore mbajti seancë të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe u miratua Raporti i fundit Tremujor,në kuadër të së cilit janë përfshirë edhe projeksionet pranverore makroekonomike të Bankës Popullore. Pas miratimit të Raportit, guvernatorja i prezantoi projeksionet makroekonomike në publik në konferencën për shtyp.
|
Галерија прес-конференција за макроекономски проекции,16.05.2023 |
Sipas projeksioneve të fundit, pasqyra makroekonomike nuk kaë ndryshuar shumë në krahasim me vlerësimet e kaluara. Edhe më tej pritet stabilizim i rritjes dhe përshpejtim i vogël në afat të mesëm, si dhe ngadalësim gradual i inflacionit, me vlerësime për shterimtë goditjeve të jashtme dhe kushteve më të shtrënguara financiare. Në sektorin e jashtëm, presionet mbi deficitin e llogarisë aktuale janë më të vogla, shkaku i çmimeve më të ulëta të produkteve primare për momentin, por edhe pritjet e institucioneve financiare ndërkombëtare për uljen e tyre të mëtejshme për periudhën që vjen. Rezervat devizore në afat të shkurtë si dhe të mesëm janë në zonën e sigurtë. Rreziqet rreth projeksionevee edhe më tutje ekzistojnë dhe kryesisht lidhen me mjedisin e jashtëm.
Lidhur me rritjen ekonomike, me ndryshime të vogla në supozimet e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm dhe duke i marrë parasysh informacionet më të reja të disponueshme rreth projekteve të paralajmruara infrastrukturore, rritja ekonomike e projektuar për vitin 2023 shënon 2,1%, që është më pak se skenari bazë, por në mesin e intervalit të dy skenarëve të projeksioneve të tetorit. Për vitin 2024 dhe 2025, projeksionet për PBB-në mbeten të pandryshuara, pra pritet përshpejtim i rritjes ku pritet që të jetë 3,6% dhe 4%, përkatësisht, në pajtim me rimëkëmbjen e aktivitetit global ekonomik dhe veçanarisht aktivitetin e partnerëve tanë tregtar më të rëndësishëm. Në pikëpamje të strukturës së rritjes në periudhën 2023 – 2024, pritet që rritja edhe në projeksionet aktuale të vjen nga kërkesa e brendshme, ndërsa eksporti neto do të ketë kontribut negativ.
Në pikëpamje të rrugës së ardhshme të çmimeve të ekonomisë së vendit, projeksionet e fundit t referojnë në pritje të pandryshuara për lëvizjet e inflacionit, pra i konfirmojnë rishikimet e tetorit për ngadalësimin e tij dhe rënien në nivel njëshifror, në intervalin prej 8 deri 9% në vitin 2023. Komponenta energjetike në masë të konsiderueshme do të kontribuojë në ngadalësimin e inflacionit në vitin 2023, që rrjedh nga supozimet e rënies së çmimeve të energjensave dhe pritet rënie graduale e presioneve të çmimeve edhe te ushqimi. Në afat të mesëm pritet që norma e inflacionit edhe më tutje të ngadalësojë dhe të bjen nën 3%, afër mesatarës historike. Rreziqet e projektimit të inflacionit në afat të mesëm edhe me tutje janë të lidhura me pasigurinë në pikëpamje të lëvizjeve të ardhshme të çmimeve botërore të energjisë dhe ushqimit dhe intensitetit të transmetimit të inflacionit të brendshëm. Gjithashtu, rritja e pagave, veçanarisht raporti me rritjen e produktivitetit duhet të monitorohen me kujdes.
Korrigjimi më i fortë në rënie i pritjeve për çmimet e bursës së energjisë dhe ushqimit i ndryshuan projeksionet, më saktë tash pritet një deficit mjaft më i ulët i llogarisë rrjedhëse në vitin 2023, krahasuar me projeksionet e tetorit, pra shtrëngim të deficitit në 3,6% nga PBB-ja në vitin 2023. Në periudhën e ardhshme pritet stabilizimi i çmimeve, që së bashku me pritshmëritë për ekonomi më të mirë globale dhe rimëkëmbje të partnerëve më të rëndësishëm tregtarë do të kontribuonin në shtrëngimin e mëtejshëm të deficitit te transaksioneve aktuele në 3,2% nga PBB-ja në vitin 2024 dhe 2,7% nga PBB-ja në vitin 2025. Të ardhurat neto financiare në periudhën 2023 – 2025 tërësisht do ta financonin deficitin e llogarisë rrjedhëse dhe do të mundësojnë rritje shtesë të rezervave valutë të huaj. Pjesa më e madhe e financimit do të realizohet nëpërmjet investimeve të direkte të huaja, si dhe debitimi afatëgjatë i shtetit. Gjatë gjithë periudhës së projeksioneve pritet që rezervat në valutë të huaj do të mbahen në nivel përkatës të standardeve ndërkombëtare të mbajtjes së stabilitetit të kursit valutor.
Vlerësimet e fundit të aktivitetit kreditor të sektorit bankar referojnë në një rritje më të vogël krahasuar me projeksionet e tetorit. Në fund të vitit 2023 rritja kreditore do të ngadalësohet duke arritur në 5,7% në bazë vjetore, ku kontribut të caktuar për lëvizjet e tila kanë edhe masat e miratuara monetare dhe makropudenciale. Me përshpejtimin gradual ekonomik dhe stabilizimin e pritjeve, parashikohet përshpejtim i rritjes edhe të aktivitetit kreditor në periudhën e ardhshme, ku rritja kreditore për periudhën 2024 – 2025 do të shënonte mesatarisht 6,6%. Duke parë nga aspekti i burimeve të financimit, pritet që rritja kreditore, sikur edhe deri tash, të jetë i mbështetur nga depozitet, të cilat, mesatarisht, do të shënonin 6,9% në vitin 2023 dhe 7,7% në periudhën prej 2024 deri 2025.
Banka Popullore monitoron me kujdes të dhënat dhe rreziqet makroekonomike dhe sikur edhe deri tash, do ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme duke i përdorur të gjitha instrumentet e disponueshme për ruajtjen e stabilitetit të kursit valutor dhe për stabilizim të inflacionit në afat të mesëm.