Banka Popullore po shqyrton vazhdimisht pyetjet përkatëse lidhur me kriptomonedhat, përfshirë edhe trajtimin e tyre në korniza globale. Duke pasur parasysh aktualitetin e kësaj teme në nivel global, në periudhën e kaluar, ekipi i Portës së Inovacionit të Bankës Popullore adresoi pyetjet e parashtruara më shpesh në publik, në mënyrë që të japë rekomandimet e duhura për të gjithë personat nga vendi të cilët janë të interesuar për kriptomonedhat
Sot, në internet faqen e saj, Banka Popullore publikoi përgjigje për pyetjet e parashtruara më shpesh në publik. Përgjigjet mund t’i gjeni në lidhjen në vijim: Pyetje dhe përgjigje për kriptomonedhat
Në përgjithësi, Banka Popullore njofton publikun se:
-
Ashtu si në vende tjera, edhe në vendin tonë nuk ka ndonjë përkufizim të pranuar përgjithësisht për kriptomonedhat. Në thelb, kriptomonedhat konsiderohen si një lloj specifik i aktiveve jo materiale, bazuar në teknologji të caktuara, që nuk emetohen dhe vlera e tyre nuk garantohet nga ndonjë bankë qendrore ose ndonjë autoritet tjetër rregullator, nuk paraqet para dhe oferta e këtyre aktiveve nuk varet nga nevojat e ekonomisë ose sistemit monetar.
-
Kriptomonedhat nuk janë mjet ligjor për pagesa në vendin tonë. Në pajtim me rregulloren ekzistuese, pagesat në vend mund të në monedhën vendase - denar.
-
Ashtu si në shumë vende tjera, edhe në vendin tonë nuk ekziston rregullore e cila rregullon emetimin, investimin dhe tregtimin me kriptomonedha.
-
Investimi në kriptomonedha konsiderohet me rrezik të lartë. Kushdo që investon ose synon të investojë në kriptomonedha duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe i informuar mirë për rreziqet e mundshme ndaj të cilave mund të ekspozohen dhe efektet e investimeve të tilla.
Përgjigjet e pyetjeve të parashtruara më shpesh në publik lidhur me kriptomonedhat, të publikuara nga Banka Popullore përfaqësojnë pikëpamje të bazuara në informacione aktualisht në dispozicion.
Duke pasur parasysh që tema lidhur me kriptomonedhat në plan global është në zhvillim e sipër, ekziston mundësia që qëndrimet e prezantuara të pësojnë ndryshime dhe plotësime të mëtejshme në varësi të standardeve që do të zhvillohen në lidhje me kriptomonedhat globalisht.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}