Shkup, 15 dhjetor 2023
Mbështetja e organizatave financiare ndërkombëtare është thelbësore në procesin e nxitjes dhe sigurimit të financave në zbatimin e tranzicionit të gjelbër, për të cilën nevojiten investime të konsiderueshme. Kjo u theksua në takimin e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoskës, viceguvernatorëve Ana Mitreskës dhe Fadil Bajramit dhe ekonomistes kryesore Aneta Kërstevskës, si dhe delegacionit të përfaqësuesve të lartë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), i përbërë nga Rana Karadesh-Hadad, drejtoreshë rajonale për Europë, Nikollas Markije, menaxher rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe Visar Piranit, zyrtar në Zyrën e IFC-së në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në takim u shpreh mirënjohje për mbështetjen që IFC-ja ia jep vendit tonë përmes projekteve për zhvillimin e sektorit privat, si dhe projekteve që lidhen me tranzicionin e gjelbër. Me këtë rast, guvernatorja Angellovska-Bezhoska informoi për progresin e aktiviteteve të Bankës Popullore lidhur me ndryshimet klimatike, të cilat janë në kuadër të prioriteteve strategjike të Bankës Qendrore. Ajo iu referua masave të fundit lidhur me kërkesat rregullatore për përfshirjen dhe raportimin nga bankat për rreziqet lidhur me ndryshimet klimatike, si dhe miratimin e Planit Afatmesëm të aktiviteteve të Bankës Popullore në këtë fushë për periudhën 2023 - 2025. Plani është kornizë gjithëpërfshirëse për menaxhimin me rreziqet e ndryshimeve klimatike nga banka qendrore, e cila parashikon disa aktivitete në fushën e rregullimit dhe mbikëqyrjes për rreziqet klimatike, duke përfshirë edhe test stresin e bankave vendase lidhur me ndryshimet klimatike.
IFC-ja shprehu mbështetjen për aktivitetet e ndërmarra nga banka qendrore për t'u përballuar me rreziqet e ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të ruajë një nga qëllimet e saj themelore, gjegjësisht stabilitetin financiar. U theksua se janë ndërmarrë hapa të shumtë konkretë lidhur me forcimin e rezistencës së bankave ndaj rreziqeve klimatike dhe rritjen e potencialit të tyre për financimin e tranzicionit të gjelbër. IFC-ja iu referua projekteve që janë planifikuar në periudhën e ardhshme, në fushën e ekonomisë së gjelbër dhe bujqësisë së qëndrueshme, ku theksuan se IFC-ja do të jetë gjithmonë e përkushtuar për zhvillimin e vendit tonë.
Banka Popullore shprehu interes edhe për vendosjen e bashkëpunimit nga aspekti i edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes, veçanërisht nga aspekti i barazisë gjinore dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar. IFC-ja e mbështeti nismën dhe shprehu gatishmërinë për koordinim të mëtejshëm.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}