Shkup, 15 shtator 2023
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska iu drejtua përfaqësuesve të lartë të pranishëm të bankave, institucioneve shtetërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimit Europian, në darkën zyrtare në të cilën me rastin e bashkëpunimit të frytshëm e organizon Fondi Investimeve për Rritje të Gjelbër. Me këtë rast, ajo iu referua një prej çështjeve më të rëndësishme në botë - ndryshimet klimatike, të cilat së bashku me fragmentimin gjeopolitik, sipas hulumtimit të fundit të Forumit Ekonomik Botëror, janë një nga dy rreziqet kryesore botërore, në afat të mesëm dhe afatgjatë. U theksuan vlerësimet sipas të cilave ndryshimet klimatike reduktojnë rritjen ekonomike globale me 0,4 p.p., me efekt më të theksuar në ekonomitë në zhvillim (0,7 p.p.), prandaj duke marrë parasysh ndikimin negativ nga thatësirat rekord gjithnjë e më të shpeshta, valët e të nxehtit dhe vërshimet që shkaktuan vuajtje të mëdha dhe humbje në çdo kontinent. Guvernatorja shtoi se është veçanërisht e rëndësishme që efektet e ndryshimeve klimatike të jenë pjesë përbërëse e udhëheqjes së politikave të bankave qendrore, veçanërisht në ekonomitë më pak të zhvilluara që janë zakonisht shumë të ndjeshme ndaj rreziqeve klimatike, por që nuk kanë burime të përshtatshme fiskale dhe financiare për zbutjen e tyre.
Rreziqet klimatike ishin edhe temë e takimit mes menaxhmentit të Bankës Popullore dhe përfaqësuesve të një prej menaxherëve kryesorë të aseteve në botë "Financat në lëvizje" dhe të Fondit të Investimeve për Rritje të Gjelbër, të këshilluar nga kompania, të udhëhequr nga Presidenti i Bordit të Drejtorëve të Fondit, Kristofer Noulis dhe drejtoresha ekzekutive e "Financave në lëvizje", Elvira Lefting.
Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska iu referua rreziqeve nga ndryshimet klimatike dhe nevojës për financim të gjelbër, përkatësisht për rritjen e financimit të projekteve të gjelbra, si pashmangshmëri për sektorin bankar.
“Kjo është një çështje veçanërisht e rëndësishme për ne, si dhe për bankat qendrore në korniza globale, për shkak të efekteve të mundshme të ndryshimeve klimatike në stabilitetin financiar, por edhe në stabilitetin e çmimeve, duke pasur parasysh se fatkeqësitë natyrore gjithnjë e më të shpeshta sjellin goditje në anën e ofertës dhe rritje të pasigurisë së tregut. Angazhimet tona në fushën e financave të gjelbra do të forcohen në periudhën e ardhshme në pajtim me Planin Afatmesëm të miratuar së fundmi për aktivitetet e Bankës Popullore në fushën e menaxhimit me rreziqet lidhur me ndryshimet klimatike për periudhën 2023 - 2025", theksoi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska.
Përfaqësuesit e “Financave në lëvizje” dhe Fondi i Investimeve për Rritjen e Gjelbër e theksuan si shembull të mirë përkushtimin e Bankës Popullore ndaj sfidave që i sjellin ndryshimet klimatike. U theksuan përpjekjet e Bankës Popullore për përmirësimin e potencialit të sistemit bankar për mbështetjen e tranzicionit të ekonomisë drejt zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, duke përfshirë miratimin e Planit Afatmesëm me të cilin janë parashikuar më shumë aktivitete për mbështetje më të madhe të financimit të gjelbër, dhe me atë edhe ruajtjen e mëtejshme të stabilitetin financiar. Në këtë pjesë rol të rëndësishëm do të ketë edhe përdorimi i linjave kreditore të fondeve europiane që nxisin investimet për efikasitetin e energjisë, për burimet e rinovueshme të energjisë. Qëllimi i Fondit është t’i ofrojë mbështetje vendit përmes mbështetjes së përkushtuar financiare për energjinë dhe efikasitetin e burimeve dhe burimet e rinovueshme të energjisë, por edhe t'u ndihmojë kompanive dhe institucioneve të tyre partnere të kreditit të përgatiten më mirë për biznesin e së nesërmes dhe për sfidat që i presin në këtë udhëtim.
Fondi i investimeve për rritje të gjelbër, i krijuar në vitin 2009 si iniciativë e Bankës Europiane të Investimeve dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, mbështetur nga "Financat në lëvizje", është aktiv në vendin tonë nëpërmjet financimit të bankave dhe ofrimit të investimeve për financimin e projekteve, si dhe përmes projekteve për mbështetje teknike. Deri më tani, Fondi ka ofruar mbështetje financiare në vlerën totale prej 50 milionë euro, ku përfshihen 26 projekte të dedikuara për institucionet financiare vendore në vlerë prej një milionë euro në formën e mbështetjes teknike të pakthyeshme.