Shkup, 15 gusht 2022
Në kuadër të aktiviteteve të edukimit financiar, Banka Popullori hartoi Fjalor termash nga fusha e veprimtarisë bankare dhe qëndrorobankare. Fjalori shpjegon kuptimin e rreth njëqind termave profesionale, në një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme për publikun e gjërë. Fjalori, për momentin, është i disponueshëm në këtë lidhje: https://www.nbrm.mk/poimnik.nspx.
Edukimi financiar është një prej qëllimeve strategjike të Bankës Popullore. Popullata që ka njohuri nga fusha e financave i njeh përparësitë e shfrytëzimit të shërbimeve të ndryshme financiare dhe është më e vetëdijshme për rreziqet. Ky lloj edukimi, në fund të fundit, siguron përfshirje më të madhe të popullsisë në rrjedhat financiare dhe qasje më të lehtë deri te financat. Për këtë arsye, ndërmerren një sërë aktivitetesh për përmirësimin e njohurive financiare. Me iniciativë të Bankës Popullore, bashku me rregulatorët tjerë financiar, vitin e kaluar u hartua edhe Strategjia e parë kombëtare për edukim financiar dhe përfshirje financiare. Banka Popullore ndërmerr më shumë aktivitete, si organizimin e ligjeratave, hartimin e materialeve edukative, me qëllim të përmirësimit organizativ dhe sistematik në këtë segment.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}