Shkup, 15 prill 2025
“Vetëm personat e edukuar financiarisht mund të sjellin vendime të duhura financiare për kursim, huamarrje dhe investim nga të cilat do të varet e ardhmja e tyre. Ekzistojnë hulumtime empirike qëtregojnë se gjysma e pabarazisë së të ardhurave midis njerëzve në botë rrjedh nga ndryshimet në edukimin financiar. Pabarazia e të ardhurave, pas disa dekadash rënieje, fatkeqësisht gjatë viteve të fundit të krizës është rritur.. Sipas Bankës Botërore, 40% e popullsisë më të varfër në botë, humbën dyfish më shumë të ardhura se 20% e më të pasurve. Kjo është rritja më e lartë e pabarazisë që nga viti 1990. Edukimi financiar llogaritet mjet i fuqishëm për nxitjen e rritjes dhe uljen e varfërisë – sipas disa studimeve, edhe për 2 deri në 3 pikë përqindjeje”. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në panelin e diskutimit “Si e formëson të ardhmen tuaj edukimi financiar?”, organizuar nga Parlamenti Studentor në kuadër të USHKM-së.
Në fjalimin e saj, guvernatorja prezantoi edhe aktivitetet e Bankës Popullore në fushën e edukimit financiar, duke përfshirë përgatitjen e Strategjisë së parë kombëtare për edukim financiar dhe përfshirje financiare, organizimin e ligjëratave dhe seminareve të shumta, përgatitjen e materialeve edukative, si dhe përfshirjen e grupeve të reja të synuara, siç janë personat me aftësi të veçanta. Ajo theksoi se në kushtet e transformimeve të shpejta digjitale dhe kompleksitetit të shtuar të shërbimeve financiare, duhet të vazhdojmë të investojmë në njohuri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke patur parasysh faktin se sipas hulumtimit të OECD-së, shkalla e edukimit financiar (56% e vlerës maksimale) është e ngjashme me normën në rajon, por dukshëm më e ulët se norma në Bashkimin Europian.
Ngjarja iu kushtua promovimit të edukimit financiar te të rinjtë – temë me rëndësi thelbësore për zhvillimpersonal, por edhe për stabilitetin ekonomik të një shoqërie. Në panelin e diskutimit morën pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, kryetarja e Këshillit të ekspertëve të ASO-së, Eli Drakullovska, Darko Sazdov, anëtar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it dhe profesori Kiril Jovanovski, komisioner i jashtëm në KLV.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}