Shkup, 15 prill 2023
“Ekonomia maqedonase u ka rezistuar goditjeve globale. Është ruajtur stabiliteti makroekonomik, i mbështetur nga vendosja konzistente e politikave dhe stabiliteti afatgjatë i kursit të këmbimit.“ Edhe përkrah presioneve nga çmimet importuese të energjisë mbi deficitin tregtar, në vitin 2022 rezervat valutore kanë shënuar rritje prej 270 milionë euro. Me atë, rezervat valutore mbeten edhe më tej në nivelin adekuat sipas standardeve ndërkombëtare, për mbështetje të strategjisë së kursit stabil të këmbimit. Sektori bankar është stabil dhe nuk ka qenë i përfshirë nga streset e fundit globale. Norma e inflacionit ka filluar të ulet nga nëntori e këndej dhe pritet që ky trend të vazhdojë edhe këtë vit”. Këto janë konkluzionet për pjesën monetare në raportin e agjencisë së vlerësimit të kredisë “Fitch”, ku po përmirësohet pasqyra e vlerësimit kreditor në vend, në BB+ me pamje stabile.
Nga “Fitch” thonë inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në tetor të vitit 2022 dhe theksojnë se, trendi është në rënie, dhe se pritet rënie gjatë vitit 2023. Kjo si rrjedhojë e lehtësimit të presioneve të çmimeve tek ushqimet dhe energjia, si dhe shtrëngimit të politikës monetare, thuhet në raportin.
Sektori bankar ka mbetur stabil dhe nuk është prekur nga streset e fundit globale, vlerësohet në raportin për rejting kreditor. Përshtatshmëria e kapitalit vitin e kaluar u përforcua në 17,7 %. Kreditë jofunksionale në fund të vitit 2022 mbetën në nivelin më të ulët historik prej 2,9 %, derisa që stres-testet e bankës qendrore tregojnë rezistencë ndaj goditjeve gjatë rritjes së normave të interesit dhe çmimeve të energjisë. Në raport vërehet se kursimi në valutë të huaj gradualisht po ulet mes tjerash edhe si rezultat i masave të Bankës Popullore për normë më të lartë të rezervës së detyrueshme të komponentit në valutë të huaj në bilancet e bankave, që e nxit kursimin në denarë.
Në raportin e agjencisë “Fitch” theksohet se sektori është i qendrueshëm edhe krahas zgjerimit të deficitit tregtar, të shkaktuar nga çmimet më të larta të ushqimeve dhe energjisë në bursat botërore. Edhe pse, kjo ka ndikuar në thellimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse në rreth 6 % të PBB-së, prurjet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe burimet e huaja të financimit, kanë kontribuar në rritjen e rezervave valutore për 270 milionë euro.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}