Shkup, 14 dhjetor 2023
Më 13 dhjetor u mbajt takimi i pestë i grupit punues për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare, aktiviteti i të cilit koordinohet nga Banka Popullore, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë së Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe subjektet nga sektori privat dhe civil.
Qëllimi i takimit është që të mundësohet dialog i rregullt ndërmjet rregullatorëve financiar, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimi i propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar, për shkak zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare.
Në takim ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Financave të SHBA-së, znj. Daniell Hopkins, këshilltare e përfshirjes financiare, e cila transferoi përvojën e aktiviteteve të zbatuara në fushën e edukimit financiar, përfshirjes dhe mbrojtjes së konsumatorëve në SHBA dhe më gjerë. Përvojat e transferuara në kuadër të ndihmës teknike për Ministrinë e Financave ofrojnë bazë për perceptimin e mundësive të reja për progresin e edukimit financiar të popullsisë në vendin tonë.
Në takim, anëtarët e grupit punues u njoftuan me fazën e dytë të Projektit rajonal të edukimit financiar të mbështetur nga Rrjeti Ndërkombëtar i edukimit financiar INFE – OECD dhe Ministria e Financave e Holandës, e cila do të zhvillohet në periudhën prej vitit 2023 deri në 2027. Qëllimet kryesore të fazës së dytë janë mbështeja e zbatimit të strategjive kombëtare, shkëmbimi i përvojave midis dhjetë vendeve të përfshira në rajon dhe aktivitete të mëtejshme hulumtuese në këtë fushë.
Për anëtarët e grupit punues u prezantua edhe Plani i aktiviteteve të përbashkëta të Trupit Koordinues për vitin 2024, i cili përveç ngjarjeve dhe aktiviteteve të rregullta, përfshin aktivitetet që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë në fushën e edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Njëkohësisht u theksua se për vitin 2024 është planifikuar bashkëpunim i përforcuar me Byronë për Zhvillimin e Arsimit në lidhje me programet arsimore që përfshijnë edukimin financiar në kuadër të sistemit arsimor.
Përveç kësaj, sektorit privat dhe civil u bëhet thirrje për përfshirje aktive në aktivitetet e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, për fushëveprim më të gjerë të popullsisë.
Grupi punues për monitorimin e zbatimit të Strategjisë, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve rregullatore dhe subjekteve të sektorit privat dhe civil, mban dy takime në vit, dhe atë rreth mesit dhe fundit të vitit.