Shkup, 14 dhjetor 2021
Në një kohë kur në korniza globale nevojitet avansim i mëtejshëm i përfshirjes financiare dhe njohurive financiare të popullsisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Banka Popullore ndërmorri hapa të mëdha në këtë sferë. Hap veçanërisht i rëndësishëm është edhe miratimi i Strategjisë së parë kombëtare për Edukim Financiar dhe Përfshirjen Financiare, me çka vendi rradhitet në shtetet e para në rajon të cilët kanë gatishmëri strategjike për qasje të koordinuar dhe të përgaditur për sfidat që dalin nga mundësitë e reja për përfshirje financiare digjitale. Kohët e reja dhe digjitalizimi sjellin mundësi të reja për përfshirje më të madhe financiare, si dhe sfida të reja për një shkallë më të lartë të edukimit financiar dhe është vendimtare që në vend tashmë ka gatishmëri për ti shfrytëzuar këto mundësi.
Kjo u theksua në një takim pune midis guvernatores së Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska dhe drejtorit ekzekutiv të një prej organizatave kryesore ndërkombëtare për përfshirje financiare, Aleancës për Përfshirje Financiare (AFI), Dr. Alfred Hanig.
Në takim u theksua se është e nevojshme që vazhdimisht të forcohen mekanizmat me të cilat ndërgjegjësimi për rëndësinë e edukimit financiar do të mbahet në një nivel të lartë, duke përfshirë të gjitha institucionet e interesuara, si dhe rol proaktiv të sektorit civil – të gjithë ata që mund të ofrojnë programe arsimore për popullsinë. Prandaj, siç u tha, është e rëndësishme që me miratimin e Strategjisë, ekonomia maqedonase do të jetë një nga të parat në rajon që do të definojnë qartë përcaktimin e tyre për këtë prioritet.
Angelovska-Bezhoska dhe Hanig gjithashtu analizuan rezultatet e anketës për nivelin e edukimit financiar të popullsisë së rritur në vendin tonë. Të dhënat tregojnë nivele të ndryshme të edukimit financiar tek grupet e ndryshme të popullsisë. Prandaj, aktivitetet për edukim financiar duhet të përshtaten me specifikat e grupeve të ndryshme të synuara. Në fushën e përfshirjes financiare, u theksua nevoja për veprimtari për të mbështetur dhe inkurajuar inovacionin financiar, për zhvillim të mëtejshëm të sektorit financiar dhe shërbimeve, që do të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në kushte më të mira për qytetarët.
Drejtori ekzekutiv i AFI-së gjithashtu vuri në dukje se AFI po punon në mënyrë aktive për të përforcuar përfitimet e anëtarëve të Aleancës në fushën e edukimit financiar. Në këtë kontekst, u theksua ngritja e një platforme të re për shkëmbim të përvojave midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim në fushën e harmonizimit dhe përshtatjes së rregullativës për të krijuar kushte për ekosistemet përfshirëse fintek, inkurajim të edukimit financiar digjital, njohje më të mire të aspekteve të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave.
AFI është shoqatë e bankave qendrore anëtare dhe rregullatorëve financiarë që kanë qëllim të përbashkët avansimin e përfshirjes financiare në nivel shtetëror, rajonal dhe ndërkombëtar. Vizita e punës e drejtorit ekzekutiv të AFI-të Alfred Hanig në Bankën Popullore është konfirmim se hapat e ndërmarra nga Banka Popullore në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare tashmë njihen dhe vlerësohen ndërkombëtarisht, si zotime që do të japin rezultate konkrete në të mirë të ekonomisë dhe qytetarëve.