Shkup, 14 shtator 2023
“Vendimet e deritanishme të Bankës Popullore për rritjen e normës bazë të interesit, si dhe masat e tjera për normalizimin e politikës monetare, ndikuan në uljen e inflacionit, por edhe në stabilizimin e tregut devizor dhe në rritjen e rezervave devizore. Megjithatë, rreziqet ende ekzistojnë, prandaj Banka Popullore duhet të vazhdojë të udhëheqë politikë të kujdesshme dhe të ndërmarrë masat e domosdoshme.“ Kjo u theksua në takimin e guvernatores, Anita Angellovska-Bezhoska me shefin aktual të misionit, Zhak Minian, shefen e re të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anet Zhaklin Kjobe, si dhe viceguvernatorët e Bankës Popullore.
Masat e Bankës Popullore së bashku me lëvizjet e favorshme të çmimeve botërore të produkteve primare, kanë kontribuar në uljen graduale të inflacionit, i cili aktualisht është 8,3%. Masat kontribuan edhe për stabilizimin e euroizimit, që së bashku me arritjet më të favorshme në bilancin e pagesave në gjysmën e parë të vitit në raport me projeksionet çoi në rritje më të lartë të rezervave devizore sesa pritej. Ecuria më e mirë është rezultat i deficitit tregtar më të vogël dhe transfertave private më të favorshme. Kështu, edhe në fund të gushtit 2023, rezervat zyrtare devizore janë në nivelin e duhur dhe arrijnë 3.934,2 milionë euro, pjesërisht falë ndërhyrjeve të blerjes së devizave në tregun devizor nga Banka Popullore. Përfaqësuesit e FMN-së theksuan se masat e Bankës Popullore kontribuojnë pozitivisht edhe për inflacionin, dhe për rezervat devizore, por duke e marrë parasysh atë se ende ka pasiguri dhe rreziqe, Banka Popullore do të duhet edhe më tutje të udhëheqë politikë të kujdesshme dhe t'i ndërmarrë masat e domosdoshme.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska falënderoi shefin e misionit të FMN-së, Zhak Minian, duke theksuar se bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm ka rezultuar më shumë projekte dhe aktivitete të rëndësishme. Ajo theksoi se Banka Popullore do të punojë me të njëjtin intensitet edhe në të ardhmen, duke zbatuar standarde të larta ndërkombëtare.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}