Shkup, 14 korrik 2023
Komiteti i Ekspertëve i Këshillit të Europës për paranadalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit (“Manival”) vlerësoi se sistemi i licencimit dhe mbikëqyrjes së Bankës Popullore përmbush standardet ndërkombëtare në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Në raportin, bazuar në evaluimin e kryer nga tetori 2021 deri në maj 2023, është theksuar rëndësia e mbikëqyrjes bazuar në rreziqe, si dhe bashkëpunimi me organet kompetente shtetërore. Kontribut të rëndësishëm ndaj vlerësimit pozitiv kanë edhe aktet e shumta nënligjore të miratuara nga Banka Popullore dhe trajnimet e zhvilluara për rritjen e efikasitetit në punën e institucioneve financiare, ndërsa në të njëjtën kohë në mënyrë pozitive janë vlerësuar edhe masat korrigjuese të Bankës Popullore për avancimin e cilësisë së veprimit të institucioneve financiare në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Në raportin “Manival” pozitivisht janë vlerësuar edhe ndërgjegjësimi dhe efikasiteti i lartë i bankave afariste në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e rëndësishme të bankave në sektorin financiar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlerësimi pozitiv i punës së tyre ndikon në vlerësimin e sistemit të vendit në tërësi.
Vlerësimi i këtillë është rezultat i përpjekjeve afatgjata, të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për avancimin e kuadrit rregullator dhe zbatimin e masave për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Raporti për vendin tonë u miratua në seancën plenare të 65-të “Manival” të mbajtur në fund të majit. Në raport është dhënë vlerësim pozitiv edhe për vendosjen e përgjithshme të sistemit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, i cili mund të ndikojë pozitivisht në rejtingun e institucioneve financiare, marrjen e kushteve të favorshme për kredi ndërkombëtare dhe është parakusht për eurointegrim më të shpejtë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}