Shkup, 13 dhjetor 2023
Sistemi bankar do të ketë rol të rëndësishëm në procesin e kalimit të ekonomisë së brendshme në modelin e ri të rritjes së qëndrueshme. Por, ndryshimet klimatike gjithashtu janë edhe burim i rreziqeve të sektorit financiar. Aktivitetet e bankave qëndrore kryesisht synojnë ndërtimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar ndaj rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat do të lehtësojnë kalimin drejt ekonomisë së gjelbër, theksoi drejtoresha e Drejtorisë së rregullorës bankare dhe ndërhyrjes së jashtzakonshme, Frosina Celeska, në panel diskutimin në kuadër të Konferencës së Dytë të ESG-së, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (AmÇam).
Celeska theksoi se Banka Popullore e njeh plotësisht rëndësinë e rreziqeve klimatike, ndërsa nga viti 2020 aktivitetet e lidhura me ndryshimet klimatike i vendos edhe si prioritet strategjik. Në periudhën e kaluar, për këtë qëllim, janë ndërmarrë disa aktivitete nga Banka Popullore, mes tjerave edhe anëtarësimi në Rrjetin Ndërkombëtar për Sistem të Gjelbër Financiar (rrjeti global i bankave qëndrore dhe organet mbikëqyrëse për ndarjen e praktikave më të mira), anëtarësimin e mëtejshëm në Iniciativën Vieneze për Ndryshimet Klimatike, zbatimi i Anketës së Ndryshimeve Klimatike të të gjitha bankave dhe kursimoreve në vend. Aktivitete tjera janë edhe publikimi i të dhënave për të ashtuquajturat “kredi të gjelbra”, ndryshimi te instrumenti i rezervës së detyrueshme për bankat për nxitjen e kreditimit “të gjelbër” dhe kërkesave rregullatore nëpërmjet Vendimit për metodologjinë e menaxhimit me rrezikun kreditor (me të cilën u prezantua detyrimi për bankat që ti përfshijnë rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike në menaxhimin e rrezikun kreditor) dhe Vendimi për publikimin e të dhënave dhe raporteve nga ana e bankave, e lidhur me publikimin e rregullt të të dhënave dhe informacioneve për ekspozimin e rreziqeve të lidhura me ndryshimet klimatike dhe rreziqet e ESG-së.
Me miratimin e Planit afatmesëm për periudhën 2023 ‒ 2025, Banka Popullore vendosi një kornizë gjithëpërfshirëse, sistematike dhe konsistente për menaxhimin me rreziqet nga ndryshimet klimatike nëpërmjet prizmit të bankës qëndrore. Plani, mes tjerash, parasheh edhe aktivitete për ndryshimin e qasjes mbikëqyrëse, me përfshirje graduale të rreziqeve klimatike në vlerësimin e profilit të rrezikshmërisë së bankave, por e thekson edhe rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve në vend dhe nevojën për bashkpunim me trupa dhe institucione tjera shtetërore. “Zbatimi i Planit afatmesëm do të kontribuojë në një kuptim më të mirë të rreziqeve klimatike, përfshirjen e tyre në analizat e sistemit bankar edhe të politikës monetare dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm bankar i cili mund të mbështesë kalimin e ekonomisë në zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, përfundon Celeska.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}