Dje, në Bankën Popullore u mbajt sesioni i 35-të i Klubit të Hulumtuesve, në të cilin, pas fjalës përshëndetëse të viceguvernatores Ana Mitreska, u prezantua punimi „Përcaktuesit e likuiditetit dhe lidhja e tij me profitabilitetin: Rasti i sektorit bankar maqedonas“ nga prof. dr. Gjorgji Gockov dhe Goran Hristovski nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në pjesën e parë të punimit autorët japin një përmbledhje për likuiditetin dhe profitabilitetin në sektorin bankar maqedonas, duke përfshirë edhe një analizë të shkurtër krahasuese të këtyre treguesve në raport me disa vende tjera. Siç theksoi Hristovski gjatë prezantimit, sektori ynë bankar karakterizohet me likuiditet të lartë dhe profitabilitet të qëndrueshëm.
Në pjesën e dytë të hulumtimit, Gockov dhe Hristovski kryejnë një vlerësim empirik të përcaktuesve të likuiditetit. Duke bërë kështu, është përdorur teknika ekonometrike metoda e gjeneralizuar e momenteve (MGM) për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2017. Sipas rezultateve të tyre, vlerësohet se ekziston një lidhje pozitive midis vlerës së likuiditetit të kaluar, probabilitetit, shumës së kredive me probleme dhe normës së interesit të bonove të bankës qendrore, ndërsa lidhja me madhësinë e bankës vlerësohet si e anasjelltë.
Pas prezantimit, pjesëmarrësit zhvilluan një diskutim për më shumë çështje lidhur me punimin.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesve do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm.
|
Галерија, 35. сесија на Клубот на истражувачите |
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}