Më 12 nëntor të vitit 2019, Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore shqyrtoi treguesit kryesorë për ekonominë e vendit dhe zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Komiteti shqyrtoi arritjet e fundit në ekonominë vendase në kontekst të parashikimeve të fundit makroekonomike. Me ç’rast u vlerësua se pozicionimi monetar është i përshtatshëm për kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare dhe se themelet ekonomike vazhdojnë të jenë të shëndoshë, pa prani të çekulibrimeve në ekonomi. Inflacioni i ulët dhe stabil dhe pozicioni i favorshëm në bilancin e pagesave, që nga fillimi i vitit në vazhdimësi kontribuojnë për intervenime me blerje të valutave të huaja nga ana e Bankës Popullore në tregun e këmbimit valutor. Dinamika dhe struktura valutore e kursimeve të amvisërive tregojnë pritshmëri stabile. Në kushte të këtilla, u vendosi që norma e interesit të bonove të bankës qendrore të mbetet në nivelin e 2,25% dhe në ankandin e bonove të bankës qendrore më 13 nëntor 2019 të ofrohen bono të bankës qendrore në shumë prej 25.000 milion denarë, gjegjësisht shumën e njëjtë si shuma që maturon.
Sa u përket treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë e vendit, pas rritjes së ekonomisë prej 3,6% në gjysmën e parë të vitit, të dhënat me frekuencë të lartë për aktivitetin ekonomik për tremujorin e tretë në përgjithësi tregojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik, me zhvendosje të favorshme në industri, tregti dhe ndërtimtari.
Norma mesatare vjetore e inflacionit për dhjetë muajt e partë të këtij viti është 0,9%, me një rritje të pritur të inflacionit prej 1% për këtë vit dhe rreziqe të ekuilibruara.
Sa u përket treguesve të sektorit të jashtëm, numri i tyre është i kufizuar dhe të dhënat e disponueshme aktuale tregojnë një pozicion të jashtëm të favorshëm. Treguesit e mjaftueshmërisë së rezervave valutore vazhdojnë të lëvizin në zonë të sigurt.
Sa u përket zhvillimeve në totalin e depozitave dhe totalin e kredive, të dhënat fillestare për tetorin tregojnë rritje të mëtejshme në bazë vjetore, në pajtim me trajektoren e pritur në kuadër të parashikimeve të tetorit.
Në periudhën midis dy mbledhjeve të Komitetit, likuiditeti i bankave të vendit mbeti në nivel relativisht të lartë dhe të qëndrueshëm, gjë që i bëri bankat akoma të kenë nevojë të moderuar për huamarrje në tregun ndërbankar të depozitave. Tepricën e parave të lira bankat vazhdojnë ta drejtojnë në depozita të disponueshme në Bankën Popullore, të cilat mundësuan fleksibilitet dhe qasje të lartë në mjetet për mbështetje të pandërprerë kreditore të subjekteve të vendit dhe llojeve tjera të investimeve.
Lëvizjet në tregun e këmbimit valutor u karakterizuan me ofertë më të ulët të valutave të huaja, kryesish si rezultat i sektorit të korporatave dhe kontribuoj që bankat, pas një pauze tremujore, në tetor përsëri në bazë neto të shesin valuta të huaja për klientët e tyre. Pozicioni i këtillë neto i bankave në transaksionet me klientët e tyre kushtëzoi vëllim më të ulët mujor të ndërhyrjeve të Bankës Popullore për blerje të tepricës së devizave në treg.
Optimizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës në tetor, lidhur me pajtimin e arritur për „fazën e parë“ të marrëveshjes tregtare, ndikoi mbi preferencën e rritur për marrjen e rrezikut në tregjet financiare ndërkombëtare. Rrjedhimisht, investitorët u drejtuan kah instrumentet financiare me rrezikshmëri më të lartë gjë që rezultoi në rritjen e çmimeve të tyre, ndërsa instrumentet financiare të sigurta shënuan rënie të çmimeve, gjegjësisht kthime më të larta. Përkundër këtyre zhvillimeve të tregut, analistët financiarë, si dhe institucionet ndërkombëtare përkatëse, siç janë FMN dhe Komisioni Evropian, vazhduan të kenë perceptime për prani të rreziqeve për poshtë për rritjen ekonomike botërore. Në kushte të këtilla, bankat qendrore të ekonomive më të mëdha botërore vazhduan të zbatojnë politika lehtësuese monetare. Përkatësisht, BQE ruajti pozicionimin aktual të politikës monetare, ndërsa në mbledhjen e FED-it, në pajtim me pritjet e pjesëmarrësve në tregjet financiare, përhapja e synuar e normës së interesit u ul për 25 pikë bazë, nga 1,5% në 1,75%.
Në përgjithësi, në mbledhje u konstatua se treguesit e fundit makroekonomik kryesisht lëvizin në vijë me pritjet, ndërsa qëndrimet për ambientin e implementimit të politikës monetare janë kryesisht të pandryshuara në raport me vlerësimin paraprak. Megjithatë, rreziqet e pafavorshme të mjedisit të jashtëm, si dhe rreziqet e kontekstit të brendshëm u theksuan përsëri. Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me kujdes të monitorojë tendencat dhe rreziqet e mundshme, në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.