Shkup, 13 prill 2023
Banka Popullore mbetet e përkushtuar në plotësimin e qëllimit të saj themelor, pra sigurimin e stabilitetit të çmimeve në afat të mesëm. Për atë qëllim, banka qëndrore po monitoron me vëmendje situatën dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kthimin e normave të inflacionit, në afat të mesëm, në 2%. Ruajtja e stabilitetit financiar, gjithashtu shkon në dobi të arritjes së këtij qëllimi, theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovsksa-Bezhoska, e cila merr pjesë në Takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në Uashington, në intervistën për “Zërin e Amerikës”.
Në kushte të ndodhive më të reja në sistemin financiar dhe rekomandimeve të FMN-së se edhe përkrah ndikimit të tyre mbi tregjet financiare, bankat qëndrore duhet të vazhdojnë me shtrëngimin e politikës monetare, guvernatorja theksoi se banka jonë qëndrore vezhdimisht i ndjek me vëmendje treguesit makroekonomik dhe nëse është e nevojshme, ndërmerr masa përkatëse. Banka Popullore vazhdon me ciklin e shtrëngimit të politikës monetare, e cila filloi që nga fundi i vitit 2021, përmes udhëheqjes me likuiditetin në tregun valutor, ndërsa nga prilli 2022 e tutje edhe përmes rritjes së normave të interesit. Pozicionimi i këtillë i politikës monetare u mbështet edhe nga disa ndryshime të instrumentit të rezervës së detyruar, të cilat kanë për qëllim rritjen e kursimit në denarë. Njëkohësisht, që t’ju mundësohet bankave të vendit udhëheqje përkatëse me rrezikun kreditor, Banka Popullore ndërmerr edhe masa sistematike, si vendosjen e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit.
Në intervistën për “Zërin e Amerikës” guvernatorja iu referua edhe Raportit Ekonomik Global, të cilin e publikoi FMN-ja në fillimin e Takimeve. Sipas skenarit bazë në kuadër të projektimeve të prillit të FNM-së, rritja e ekonomisë globale në vitin 2023 pritet të ngadalësojë në krahasim me vitin e kaluar, veçanarisht te ekonomitë e zhvilluara, ndërsa vitin e ardhshëm do të përshpejtojë më pak, ashtu që në afat të mesëm do të qëndrojë në rreth 3%, që është vlerësimi më i ulët afatmesëm në dekadat e fundit. Rreziqet për rritjen globale ekonomike janë në rënie si rezultat i trazirave në sektorin financiar, përkeqësimit të kushteve të financimit, rënies së besueshmërisë së konsumatorëve dhe investitorëve dhe me zhvillimin e gjendjes luftarake në Ukrainë. Ndërsa, si aspekte pozitive, theksohen shpenzimi i amvisërive dhe normat e ulëta të papunësisë të tregun e punës, të cilat mund të kenë ndikim pozitiv, si dhe rezistencë gjithnjë më e madhe e ekonomisë globale. Një ekonomi e vogël dhe e hapur, siç është e jona, do të jetë nën ndikim të ndodhive në ekonomitë globale, veçanarisht në BE-së, e cila është partneri ynë më i madh tregtar. Guvernatorja theksoi se në Bankën Popullore përfundojnë projektimet pranverore, të cilat do të prezantohen gjatë muajit të ardhshëm.