Si përgjigje parandaluese ndaj pritshmërisë të rritjes së inflacionit, norma bazë e interesit është rritur për 0-25 p.p.
Shkup, 13 prill 2022
Më 12 prill 2022 u mbajt seanca e rregullt e Komisionit të Politikës Operative Monetare të Bankës Popullore, në të cilën u shqyrtuan zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit dhe treguesit kryesorë për ekonominë e vendit në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Në seancën e Komisionit u vendos për rritje të normës së interesit të bonove të thesarit për 0.25p, p., para se gjithash si përgjigje parandaluese ndaj pritshmërive të rritjes së inflacionit, në kushte kur vlerësohet se nuk ka presion të theksuar nga kërkesa vendase dhe rreziqe në rënie në periudhën e ardhshme. Në marrjen e këtij vendimi, në qendër të vëmendjes ishin zhvillimet më të fundit të inflacionit dhe pritjet inflacioniste. Ndërkaq, shuma e ofertës së bonove të thesarit në ankandin e sotëm është i pandryshuar, respektivisht 10 miliardë denarë.
Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni vazhdon të përshpejtohet dhe në mars 2022 arriti normën vjetore prej 8.8%. Faktorët kryesorë të lëvizjes së nivelit të çmimeve janë ende faktorët në anën e ofertës, respektivisht të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore, për shkak të çmimeve gjithmonë e më të larta të importit. Ata përbëjnë më shumë se tre të katërtat e rritjes. Megjithatë, duke pasur parasysh se këto janë komponent hyrës shumë produkteve dhe shërbimeve të tjera, dhe për shkak të stagnimit në zinxhirët e prodhimit, produktet e tjera të importuara bëhen më të shtrenjta, të dhënat e fundit tregojnë se rritja e çmimeve po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Kjo, së bashku me presionin afatgjatë ndaj çmimeve nga sa pritej fillimisht, kontribuon gjithashtu në lëvizjet rritëse të pritjeve inflacioniste. Presione më të theksuara të kërkesës mbi çmimet, nuk janë vërejtur deri më tani, ndërsa konflikti ushtarak në Ukrainë nxjerr në pah rreziqet në rënie të kërkesës vendase në periudhën në vijim.
Duke pasur parasysh strategjinë e kursit të qëndrueshmërisë së denarit, gjatë marrjes së vendimeve monetare, merren parasysh kushtet në tregun valutor të huaj dhe ndikimi i tyre në rezervat valutore. Pas presionit fillestar në tregun valutor të huaj, që zakonisht ndodh në të gjitha krizat, dhe që kryesisht u nxit nga spekulimet e pabaza rreth kursit të këmbimit, presionet gradualisht janë duke u ulur dhe kryesisht lidhen me kërkesën më të lartë nga sektori i energjisë, ndërkohë që oferta nga zyrat e këmbimit shënoi rritje solide, duke tejkaluar nivelin e para pandemisë.
Rezervat valutore mbahen në zonë të sigurt. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të rezervave valutore në periudhën para krizës dhe rritjen e mëtejshme në dy vitet që nga pandemia, aktualisht rezervat valutore janë në nivele të larta në pajtueshmëri me të gjitha standardet ndërkombëtare.
Lidhur me lëvizjet në ekonominë reale, në vitin 2021 kishte rritje reale ekonomike prej 4%, që është brenda pritshmërive të projeksionit të tetorit (3,9%). Të dhënat aktualisht të disponueshme me frekuencë të lartë për periudhën janar - shkurt 2022 japin sinjale të përziera, me arritje më të larta në industri, ulje të mëtejshme të aktivitetit në ndërtim dhe rritje reale vjetore e qarkullimit total të tregtisë, por më e moderuar. Përshkallëzimi ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës nga fundi i shkurtit, i cili ka efekte negative në ekonominë globale i përkeqëson edhe më tej i zinxhirët globalë të furnizimit tashmë të ndërprerë dhe tregun e energjisë, dhe ndikon në besueshmërinë e subjekteve ekonomike, ka ndikim negativ në perspektivën ekonomike dhe ekonominë vendase.
Për sa i përket zhvillimeve në sektorin monetar, sipas të dhënave fillestare për muajin mars 2022, rritja vjetore e kredisë akoma është solide dhe është mbi nivelin e parashikuar për tremujorin e parë të vitit 2022, në pajtueshmëri me projeksionin e tetorit, me rritje pak më të moderuar të depozitave në krahasim me atë se sa ishte parashikuar.
Rritja e tensioneve gjeopolitike dhe presioneve të larta inflacioniste në nivel global, krijoi pasiguri dhe rreziqe shtesë në tregjet ndërkombëtare financiare të cilat ndikuan në interesimin e investitorëve. Aversioni ndaj rrezikut u rrit në muajin mars për shkak të përkeqësimit të kushteve financiare dhe pritshmërive të integruara për normalizim gradual të politikave monetare nga bankat qendrore. Lëvizje të tilla u transferuan edhe në çmimet e obligacioneve të qeverisë në eurozonë, arritjet e të cilit ishin të caktuara dhe reduktimi më i shpejtë i paralajmëruar i blerjes së letrave me vlerë në mbledhjen e BQE-së. Rritja e pritshmërive për shtrëngim më të shpejtë të politikës së FED-it në kushtet e ecurisë së favorshme në tregun e punës dhe aktivitetit të fortë ekonomik kanë stimuluar rritjen e indekseve të aksioneve dhe uljen e çmimeve të obligacioneve të qeverisë të SHBA-së.
Në përgjithësi, në mbledhjen e Komitetit u konstatua se pasiguria dhe rreziqet e përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike dhe efektet e tyre, mbi të gjitha, në rritjen globale të çmimeve, por edhe mbi flukset tregtare dhe kërkesën, në periudhë ende të pasigurt nga pandemia COVID-19, kërkojnë monitorim të mëtejshëm të kujdesshëm të situatës. Banka Popullore do të vazhdojë të rivlerësimin e rregullt të qëndrimit të politikës monetare, duke marrë parasysh informacionet më të fundit nga mjedisi i jashtëm dhe ekonomia vendase. Në proces është përgatitja e ciklit të ri të projeksioneve makroekonomike në kuadër të së cilës do të bëhet rivlerësim gjithëpërfshirës i pasqyrës makroekonomike dhe qëndrimit të politikës monetare. Nëse vlerësohet se është e nevojshme, banka qendrore do të reagojë me të gjitha instrumentet që disponon për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të çmimeve.