Shkup, 13 mars 2023
Banka Popullore është e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet e grupeve punuese për përgatitjen e pozicioneve negociuese për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, sipas kapitujve dhe fushave të ndara, si dhe në procesin aktual të fazës bilaterale të shqyrtimit analitik të legjislacionit (ang. Screening) me Bashkimin Europian. Në kuadër të grupit 2 – Tregu i brendshëm, dhe konkretisht për Kapitullin 9 – Shërbimet financiare, fjalim kishin Frosina Celeska dhe Lidija Pushevska-Markovska nga Drejtoria për rregullativë bankare dhe zgjidhjes së bankave dhe në kuadër të fushës “Konglomeratet bankare dhe financiare” dhe Igor Veliçkovski nga Drejtoria për sistemet e pagesave në lidhje me fushën “Sistemet e pagesave dhe shërbimet e pagesave”.
Në fushën e "Konglomerateve bankare dhe financiare", përfaqësuesit e Bankës Popullore prezantuan zbatimin e direktivës dhe rregullores për kërkesat kapitale të institucioneve për kredi, zbatimin e direktivës për rimëkëmbjen dhe zgjidhjes së bankave si dhe direktivës për riorganizimin dhe ndërprerjen e funksionit të institucioneve për kredi. Në këtë fushë u theksua niveli i lartë i harmonizimit të rregullores dhe mbikëqyrjes bankare vendore, për të cilën vërtetim është edhe Vendimi i Komisionit Evropian të datës 1 tetor 2021 për harmonizimin e kërkesave mbikëqyrëse dhe rregullatore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ato të përshkruara me kërkesat prudente përkatëse dhe standardet në BE. Në takim u prezantuan gjendja dhe trendet aktuale në sistemin bankar vendas, si dhe u bë përshkrim i detajuar i standardeve dhe praktikave që i zbaton Banka Popullore gjatë kryerjes së funksionit të mbikëqyrjes. U bë fjalë edhe për planet e ardhshme në lidhje me aktivitetet ekzistuese të Bankës Popullore për monitorimin dhe harmonizimin me të gjitha risitë në BE, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve për kredi. Theks i veçantë në këtë pjesë u vu në aktivitetet që ndërmerren me qëllim zbatimin e kërkesave në lidhje me vendosjen në funksion të zgjidhjes së bankave, si në raport të ofrimit të një kuadri ligjor përkatës i harmonizuar me direktivën e rimëkëmbjes dhe zgjidhjes së bankave, ashtu edhe në raport të ndërtimit të burimeve njerëzore përkatëse organizative për zbatimin e këtij funksioni nga Banka Popullore.
Në fushën „Sistemet e pagesave dhe shërbimet e pagesave”, përfaqësuesit e Bankës Popullore prezantuan zgjidhjet në Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, të cilat mundësojnë përfundimin e shlyerjes së urdhërave të transfertave të mjeteve monetare të dorëzuara nga pjesëmarrësit në sistemet e pagesave, duke garantuar siguri më të madhe për qytetarët dhe kompanitë gjatë kryerjes së pagesave të tyre.
Në takim u bë një pasqyrë e shërbimeve më përfaqësuese, gjegjësisht të shërbimeve që qytetarët i përdorin më shpesh përmes llogarive të pagesave, të cilat janë të përcaktuara nga Banka Popullore dhe për të cilat ofruesit e shërbimeve të pagesave do t'i dorëzojnë informacione Bankës Popullore për tarifat që i paguajnë nga konsumatorët. Në këtë kontekst, u theksua se deri në fund të shtatorit të këtij viti, Banka Popullore në ueb faqen e saj do të mundësojë krahasimin e tarifave të shërbimeve më përfaqësuese, ku qytetarët në një vend do të mund t'i krahasojnë tarifat e ngarkuara nga secili ofrues dhe të vendosin se cili prej tyre ofron kushtet më të favorshme për kryerjen e pagesave.
Në përgjithësi, zgjidhjet në Ligjin për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave dhe aktet nënligjore të cilat ka miratuar Këshilli i Bankës Popullore në fund të vitit 2022 sigurojnë harmonizim të plotë me kërkesat e Direktivës së BE-së për përfundimin e shlyerjeve dhe Direktivës së BE-së për krahasueshmërinë e tarifave që kanë të bëjnë me llogaritë e pagesave, transferimin e llogarive të pagesave dhe qasjen në llogaritë e pagesave me funksione bazë, të cilat ishin në agjendën e këtij takimi bilateral.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}