Shkup, 12 dhjetor 2023
Nëpërmjet përfshirjes dhe bashkëpunimit me sektorin qytetar mund të forcohet ndërgjegjësimi i qytetarëve të rreziqeve nga ndryshimet klimatike dhe të përfshihen si faktorë aktiv në tranzicionin e gjelbër. Për këtë qëllim, ekipi i Bankës Popullore, i udhëhequr nga guvernatorja, Anita Angellovska-Bezhoska, ka mbajtur takim me kryetaren e Organizatës së Konsumatorëve (OKM), Marijana Llonçar-Vellkova, si dhe me përfaqësues të OKM-së. Në takim u prezantuan aktivitetet të cilat i ndërmorri Banka Popullore për mbështetjen e financimit të gjelbër, si segment thelbësor i tranzicionit të gjelbër, ndërsa OKM-ja theksoi angazhimet e saj për forcimin e ndërgjegjësimit të konsumatorëve.
Në takim u theksua se rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe kontributi për ekonomi të gjelbër të qëndrueshme është një nga qëllimet strategjike të Bankës Popullore, e cila nga marsi i vitit 2021 është edhe anëtare e Rrjetit të Sistemit Financiar të Gjelbër (NGFS), rrjet ndërkombëtar nga 150 banka qendrore dhe mbikëqyrës financiarë, si dhe të Grupit të Iniciativës për Ndryshimet Klimatike të Vjenës. Në kuadër të aktiviteteve më të mëdha të kësaj fushe të zbatuara deri tani nga banka qendrore u theksuan zbatimi i anketës tek bankat dhe shtëpitë kursimore për ndryshimet klimatike dhe publikimi i të dhënave për kreditë e gjelbra, si bazë për miratimin e Planit Afatmesëm të Aktiviteteve për Menaxhimin me Rreziqet lidhur me ndryshimet klimatike 2023 - 2025. Banka Popullore tashmë ka filluar me zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në këtë plan përmes miratimit të Udhëzimeve për menaxhimin me rreziqet lidhur me ndryshimet klimatike dhe publikimin e analizës së parë për ekspozimin e sistemit bankar vendas të rreziqeve lidhur me ndryshimet klimatike (në Raportin e fundit për Stabilitetin Financiar në vitin 2022).
Në kuadër të Planit Afatmesëm, përveç miratimit të udhëzimeve për bankat për menaxhimin me rreziqet lidhur me ndryshimet klimatike, parashihet edhe përmirësimi i praktikave dhe metodologjive mbikëqyrëse me përfshirjen e rreziqeve lidhur me ndryshimet klimatike, test stresit që i referohet ndryshimeve klimatike, përgatitjen e analizës së ndikimit të ndryshimeve klimatike në aktivitetet e Bankës Popullore dhe thellimi i analizave të sistemit bankar lidhur me këto rreziqe, si dhe zhvillimi i Politikës së Qëndrueshmërisë dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve të Bankës Popullore.
OKM-ja shpreh mbështetje për angazhimet e Bankës Popullore dhe kontributin e saj për ekonomi të gjelbër të qëndrueshme dhe të dyja palët shprehën interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm në këtë fushë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}