Shkup, 12 dhjetor 2020
Banka Popullore organizoi një punëtori statistikore dedikuar sfidave të statistikës të cilat i imponoi pandemia e Kovid-19. Qëllimi i punëtorisë e cila u mbajt dje, ishte t’i bashkojë statisticientët e bankave qendrore nga rajoni, gjegjësisht nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kosova, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, të cilët i këmbyen përvojat dhe ofruan zgjidhje për tejkalimin e sfidave që dalin nga Kovid kriza. Nisma e Bankës Popullore u mirëprit dhe në punëtori morën pjesë statisticientë të dhjetë bankave qendrore nga rajoni.
„Ndryshe nga episodet e krizave të mëparshme, të cilat treguan nevojën për plotësim të të ashtuquajturave „zbrazëtira të të dhënave“, gjegjësisht përgatitje të të dhënave që mungonin për marrjen e vendimeve të duhura, kjo krizë theksoj më tej nevojën dhe sfidat sa i përket sigurimit të vazhdimësisë, përkatësisht afateve kohore dhe cilësisë së procesit të përgjithshëm statistikor.“ - theksoi ndër të tjera viceguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, në fjalën e saj me të cilën e hapi punëtorinë.
Në fjalën e saj, duke theksuar se çdo krizë bart sfida për statistikën dhe statisticientët, Mitreska më hollësisht iu referua dhe sfidave të krizës aktuale që janë konstatuar deri më tani. Me ç’rast ajo tha se në këtë periudhë specifike, banka jonë qendrore, me sukses i siguroi të gjithë kërkimet statistikore pa vonesë, duke ruajtur cilësinë standarde. Përvoja e Bankës Popullore në këtë drejtim, përkatësisht aspektet e hollësishme të procesit të grumbullimit dhe përpilimit të të dhënave statistikore në kushte të krizës së koronës u arsyetua në prezantimin e Drejtorisë për Statistikë.
Siç u theksua gjatë punëtorisë, konteksti i përgjithshëm i pandemisë së Kovid-19 ndikon mbi grumbullimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore, në një kohë kur statistika është më e nevojshme. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve në punëtori u mundësua këmbimi i përvojave për probleme specifike me të cilat janë ballafaquar statisticientët në periudhën e deritashme të krizës dhe u prezantuan më shumë zgjidhje individuale, me ç’rast punëtoria mundësoi përmirësimin e njohurive dhe kapaciteteve të bankave qendrore të rajonit në trajtimin e sfidave të cilat në terrenin statistikor do të mund të paraqiten në të ardhmen. Më konkretisht, në ngjarjen virtuale u mbajtën dhjetë prezantime, përmes të cilave u hapën edhe çështje për sfidat e mëtejshme për statistikën (si p.sh. probabiliteti i rishikimeve më të mëdha të të dhënave në të ardhmen), pasuar nga një diskutim lidhur me ta.
Statisticientët që morën pjesë në punëtori konstatuan se bankat qendrore nga rajoni, sa i përket realizimit të detyrave të tyre si bartës të statistikave, zbatuan masa të përshtatshme për tejkalimin e goditjes së shkaktuar nga vala e parë e pandemisë së Kovid-19, me ç’rast „normaliteti i ri“, aktualisht ka një ndikim të kufizuar mbi sistemin e përgjithshëm statistikor. Sistemet statistikore jo vetëm që treguan se janë të qëndrueshëm ndaj llojit të këtillë të goditjeve, siç ishte vala e parë e krizës së koronës, por në disa shtete, bartësit e statistikës edhe në kushte të goditjes nga korona arritën përmirësime metodologjike, filluan me zbatimin e një qasjeje më të letë në të dhëna për përdoruesit, siguruan mënyrë më të lehtë të zbatimit të kërkimeve statistikore dhe dorëzim të të dhënave nga ana e raportuesve, futën të dhëna të reja dhe më të hollësishme. Ndër bartësit e statistikave që numërohen në këto shembuj pozitivë është edhe banka jonë qendrore. Në periudhën e kaluar, Banka Popullore filloi të dorëzojë të dhëna shumëdimensionale për investimet e drejtpërdrejta deri në Eurostat, filloi me botimin e rregullt të pasqyrave më të hollësishme të portfolio investimeve të rezidentëve në letra të huaja me vlerë, dhe po përgatitet publikimi i parë i të dhënave nga statistika e llogarive financiare.
Në punëtori u konstatua se bartësit e kërkimeve statistikore mund edhe më tej, në kushte të krizës së koronës, të ballafaqohen me sfida siç janë vështirësi gjatë grumbullimit të kërkimeve, përgjigje më e ulët ndaj kërkimeve statistikore dhe vonesë në dorëzimin e të dhënave nga raportuesit. Sa i përket problemeve të këtilla, në punëtori u bisedua për më shumë zgjidhje të mundshme, në bazë të përvojave të deritanishme nga periudha e krizës.
Statisticientët e dhjetë bankave qendrore nga rajoni shprehën kënaqësi për përvojat e prezantuara dhe konstatimet e kësaj punëtorie dhe për përpjekjet e Bankës Popullore, jo vetëm për arritjen e standardeve të larta statistikore, por dhe si një kohezion i bartësve të statistikave, duke u imponuar si një lider ndër bartësit e kërkimeve statistikore në rajon.