Ritmi dhe modeli i rritjes ekonomike në periudhën para krizës, në periudhën pas krizës ekonomike globale dhe parashikimet e fundit makroekonomike të Bankës Popullore ishin temë e ligjëratës të cilën sot, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska e mbajti para studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ajo iu referua më përgjithësisht tendencave në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, duke theksuar se shumë vende të rajonit kishin një model të tepruar dhe të paqëndrueshëm të rritjes që u shfaqë gjatë periudhës së krizës globale kur norma e rritjes u ngadalësuan ndjeshëm. Siç theksoi ajo, në atë periudhë, rritja ekonomike u ngadalësua edhe në vendin tonë, mirëpo ngadalësimi ishte më i vogël, ndërsa rritja megjithatë ishte një nga më të lartat në të gjithë rajonin.

Guverntaroja gjithashtu foli edhe për parashikimet e fundit makroekonomike të Bankës Popullore për periudhën deri në vitin 2022, duke iu referuar së pari supozimeve kryesore për parashikimet. Me ç’rast ajo theksoi se këto parashikime të Bankës Popullore parashohin një ambient të brendshëm stabil, hyrje të mëtejshme të investimeve të huaja, vazhdim të ciklit të infrastrukturës publike dhe rritje të kërkesës së huaj, edhe pse më të moderuar në raport me parashikimet e muajit prill.
„Normat e parashikuara të rritjes afatmesme për ekonominë tonë janë diçka më të larta se normat e rritjes së ekonomisë evropiane, gjë që tregon konvergjencë të mëtejshme reale me nivelin evropian të të ardhurave. Sidoqoftë, konvergjenca më e shpejtë kërkon norma më të larta të rritjes ekonomike, për të cilën nevojitet rritje e nivelit të mundshëm të rritjes përmes reformave të mëtejshme strukturore“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik shprehën interes të madh për ligjëratën, gjë që rezultoi në një diskutim të hapur me guvernatoren. Në kuadër të diskutimit u ngritën edhe një numër çështjesh të rëndësishme që mund të kontribuojnë për forcimin e potencialeve për rritje më të madhe dhe afatgjate ekonomike, si është marrëdhëniet midis nivelit të rritjes së depozitave me zhvillimin e ekonomisë dhe rëndësia e mbështetjes së kredisë.

Aktivitetet e Bankës Popullore në fushën e edukimit financiar janë intensifikuar ndjeshëm, duke mbajtur një numër më të madh të ligjëratave mbi temat e rëndësishme në fushën e veprimtarisë së bankave qendrore para studentëve të të gjithë institucioneve të interesuara të arsimit të larët në vend. Ligjërata e Angelovska-Bezhoska u zhvillua në kuadër të këtyre aktiviteteve. Për periudhën e ardhshme janë planifikuar edhe ligjërata në institucione tjera të arsimit të lartë ku zhvillohen studime në ekonomi.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}