Shkup, 12 prill 2023
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, e udhëheqin delegacionin e vendit tonë në pjesëmarrjen e Takimeve Pranverore të Grupit të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, ShBA. Në delegacionin e Bankës Popullore në këto takime do të marrë pjesë edhe viceguvernatori Fadil Bajrami.
Është planifikuar që delegacioni të takohet me përfaqësues të lartë të FMN-së, BB-së dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), si dhe me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatori Bajrami, Në Takimet e ardhshme Pranverore, do të zhvillojnë takime të veçanta me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, si dhe me Drejtorin e FMN-së të Europës, Alfred Kamer, dhe me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Poll Hibers. Në takimet me përfaqësuesit e lartë të FMN-së do të diskutohet për situatën ekonomike në vendin tonë dhe vendimet e politikës monetare që kontribuojnë në stabilizimin gradual të inflacionit.
Delegacioni i Bankës Popullore, i kryesuar nga guvernatorka, do të ketë një takim me përfaqësuesit e departamenteve të statistikave dhe tregjeve monetare dhe kapitale në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në të cilin do të ndahen të arriturat dhe rezultatet e bashkëpunimit të suksesshëm të ndërsjellë.
Në kuadër të Takimeve Pranverore, Angellovska-Bezhoska do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, zëvendëspresidenten e BB-së, Antonella Basanin, si dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së të Konstituencës ku është vendi ynë është anëtar, Koen Davidse. Po ashtu, delegacioni i Bankës Popullore do të marrë pjesë në takimin e rregullt të vendeve anëtare të Konstituencës, ku do të diskutohen sfidat me të cilat ballafaqohen anëtarët në kuadër të zhvillimeve globale aktuale financiare dhe gjeopolitike.
Mbajtja e Takimeve Pranverore çdo vit mbledh në një vend politikbërësit, respektivisht njerëzit e parë të bankave qendrore dhe ministrat e financave nga vendet anëtare, që do të diskutojnë për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, krizën e çmimeve, pasojat e luftës në Ukrainë dhe politikat në përgjigje të këtyre sfidave për të arritur rritje, barazi dhe përparim.