Shkup, 11 prill 2020
„Mbështetja financiare e FMN-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, si për zbatimin e masave fiskale ashtu edhe për sigurimin e rritjes së mëtejshme të potencialit valutor të ekonomisë tonë, gjegjësisht rritjen e rezervave valutore. Në këtë mënyrë, krijohet një hapësirë më e madhe për zbatimin e politikës së lehtësuar monetare dhe sigurimin e kushteve të lehtësuara fiskale për kreditimin e kompanive dhe qytetarëve të prekur.“ - theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska me rastin e përgjigjes pozitive nga FMN-ja ndaj kërkesës për miratimin e mbështetjes financiare për vendin tonë përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë.
Ky instrument, sipas guvernatores, është një mjet i rëndësishëm që siguron qasje më të lehtë në burimet tjera të jashtme të financimit, përfshirë edhe ato evropiane.
„Përkatësisht, miratimi i kësaj marrëveshjeje është edhe një konfirmim i qëndrueshmërisë së politikave të zbatuara nga banka qendrore, që kanë rezultuar në stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, gjë që ka një rol të rëndësishëm për mbështetjet e ardhshme financiare.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Sipas guvernatores, fondet financiare të FMN-së do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative në ekonominë tonë, duke siguruar gjithashtu edhe mbështetje shtesë për stabilitetin makroekonomik.
Video-fjalimin mund ta gjeni këtu.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}