Cila është mënyra më e përshtatshme e mbështetjes së zhvillimit të një ekosistemi fintech invoativ nga rregullatorët e sektorit financiar? Kjo temë u diskutua në punëtorinë e cila u zhvillua javën e kaluar në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngjarja u organizua në kuadër të bashkëpunimit teknik me Bankën Popullore të Belgjikës, në kontekst e përgatitjes së vazhdueshme të një numri ligjesh dhe akteve nënligjore në fushën financiare të cilat duhet të arrijnë një shkallë më të lartë të harmonizimit të legjislacionit tonë me legjislacionin evropian dhe rrjedhimisht, të hapet tregu i shërbimeve financiare për kompanitë e reja të fintech sektorit. Në punëtori, përveç ekspertëve të dy bankave qendrore, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në diskutim, theksi fillimisht u vendos mbi nismën që ndërmorën rregullatorët financiar në plan global, me qëllim mbështetjen e inovaconeve financiare në vitet e fundit. Këto nisma kanë për qëllim krijimin e një mjedisi bashkëpunimi ndërmjet rregullatorëve dhe institucioneve ekzistuese financiare dhe firmave të posa themeluara që synojnë futjen e shërbimeve financiare teknologjike-inovative (fintech). Siç theksohet në punëtori, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë me rregullatorët, fintech-u ka mundësi që të kuptojë më lehtë kërkesat rregullatore gjatë prezantimit të shërbimeve të reja financiare inovative në treg. Në të njëjtën kohë, një komunikim i tillë aktiv u mundëson rregullatorëve të kuptojnë më mirë shërbimet financiare inovative që sjellin avantazhe dhe rreziqe të caktuara.
Duke ndjekur këto tendenca, banka jonë qendrore është në fazën përfundimtare të hapjes së Portës së Inovacioneve, që do të paraqesë një platformë për komunikim ndërmjet biznes-komunitetit inovativ, gjegjësisht fintech-sektorit, Bankës Popullore dhe institucioneve tjera relevante. Duke ndjekur shembullin e shumë bankave qendrore nga ekonomitë e zhvilluara, pritet që ajo të lehtësohet, mbështesë dhe ndihmojë zhvillimin e inovacioneve në fushën e shërbimeve dhe produkteve financiare në çdo kompani që dëshiron të fillojë biznes novator në ekonominë tonë.

Në prezantimet e tyre gjatë punëtorisë, ekspertët e Bankës Popullore të Belgjikës përmendën faktin se përveç nismave për komunikim të drejtpërdrejtë me fintech-un, risitë financiare inkurajohen gjithnjë e më shumë edhe nëpërmjet ndryshimeve të kornizave rregullatore që synon hapjen e sistemeve për fintech bankat, gjegjësisht drejt konceptit për një banking të hapur. Ky koncept ka për qëllim ofertën e inovacioneve dhe zgjidhje konkurruese për klientët e bankave. Në këtë kontekst, Direktiva e Shërbimeve të Pagesave 2 e Bashkimit Evropian, e cila është në proces të transpozimit në legjislacionin tonë, është veçanërisht e rëndësishme.
Ekspertët gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë dhe sfidat që rrjedhin nga koncepti i bankingut të hapur, i cili pritet të zbatohet në vendin tonë, pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, për hartimin e të cilit, Banka Popullore dhe Ministrinë e Financave punuan në mënyrë aktive në periudhën e kaluar.
Në fund të punëtorisë, u cek edhe njëherë se përparimet teknologjike shkaktojnë ndryshime të rëndësishme në sjelljen e përdoruesve të shërbimeve financiare, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë të marrin shërbime financiare inovative digjitale. Në të njëjtën kohë, përparimi teknologjik krijon një mjedis të ri të ndërthurjes të llojeve të ndryshme të ofruesve të shërbimeve financiare. Për këtë arsye, rregullatorët mund të rrisin koordinimin e ndërsjellë, si dhe komunikimin me fintech-ët, duke krijuar qendra të përshtatje për mbështetjen e inovacioneve për të kuptuar më mirë nevojat për ndryshimin e kornizës rregullatore që synon rritjen e konkurrencës në sektorin financiar, mbrojtje më të madh të përdoruesve të shërbimeve financiare dhe menaxhim më të mirë me rreziqet.
Banka jonë qendrore tashmë po ndërmarr aktivitete në këtë drejtim.