Shkup, 10 dhjetor 2020
Në fjalën e saj në edicionin e sivjetshëm të konferencës së „Erste investors brekfëst“, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska iu referua pozicionimit të politikës monetare që nga fillimi i kovid krizës, me ç’rast, ndër të tjera, theksoi se kjo është kriza e parë në të cilën përgjigja fillestare e Bankës Popullore është lehtësimi i politikës monetare.
„Hapësira për kryerjen e një politike të këtillë monetare është mundësuar me nivelin komod të rezervave valutore, mungesën e çekuilibrimeve dhe efekteve të vogla dhe të shpejtë mbi procesin e euroizimit, gjegjësisht mbi besimin e subjekteve. Bashkë me fleksibilitetin rregullator të Bankës Popullore, politika e këtillë ndihmoi për zvogëlim të mëtejshëm të çmimit të kredive dhe për përshpejtimin e aktivitetit huadhënës, gjë që siguron mbështetje të ekonomisë. Në fakt, normat e interesit të kredive në ekonominë tonë janë nga më të ulëtat në rajon, ndërsa dinamika e rritjes së kredisë është mbi mesataren në rajon.“ - theskoi Angelovksa-Bezhoska.
Sa i përket periudhës së ardhme, guvernatorja tha se ngjashëm si në kornizat globale, politika monetare do të mbetet e relaksuar, duke pasur parasysh ruajtjen e stabilitetit të kursit valutor, stabilitetit të çmimeve dhe financiar.
„Kjo periudhë e kushteve më të relaksuara financiare në sistemin bankar, duhet të përdoret për destinimin e financimi drejt projekteve produktive dhe inovative, që do të kenë jo vetëm efekte afatshkurtra mbi rritjen ekonomike, por do të mundësojë edhe përmirësime strukturore dhe rritje të potencialit afatgjatë të ekonomisë, që është thelbësore për konvergjencë më të shpejtë reale pas përfundimit të krizës.“ - porositi Angelovksa-Bezhoska në përfundim të fjalës së saj.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}