Shkup, 10 nëntor 2022
Banka Popullore fton të gjithë hulumtuesit e rinj të interesuar që të dorëzojnë punimin e tyre shkencor në Konkursin e Çmimit Vjetor për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare për vitin 2023, i cili u shpall në korrik në faqen e internetit.
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve shkencore është 1 shkurt 2023, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e vendit nën moshën 35 vjeçare, të cilët nuk janë të punësuar në Bankën Popullore dhe nuk janë anëtarë të Këshillit. Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin e përzgjedhjes së punimit shkencor më të mirë me një punim tashmë të botuar, por jo përpara datës 1 janar 2021.
Dokumentet dorëzohen në Bankën Popullore në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected]. Dokumentet dhe informacionet e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale. Konkursi, kriteret sipas të cilave do të vlerësohen punimet shkencore dhe udhëzimet për aplikim janë publikuar në faqen e Bankës Popullore në lidhjen e mëposhtëm: https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-konkurs-za-dodeluvane-godisna-nagrada-na-narodnata-banka-na-republika-severna-makedonija-za-2023-godina-al.nspx.
Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin shkencor më të mirë është 100.000,00 denarë. Mirëpo, nëse Bordi vlerësues vlerëson se edhe punimi i renditur i dytë është i një cilësie të përafërt me të parin, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmimin e dytë, në vlerë prej 50.000,00 denarë. Sipas vlerësimit të Bordit, mund të jepet vetëm çmimi i dytë ose çmimi Vjetor mund edhe të mos jepet, nëse konstatohet se asnjë nga punimet nuk i plotëson kushtet e nevojshme.
Banka Popullore inkurajon vazhdimisht hulumtimin shkencor në fushën e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare. Përveç Klubit të Hulumtuesve, ku studiuesit kanë mundësi të prezantojnë punimet shkencore të tyre, Çmimi Vjetor për Hulumtuesit e Rinj është mjet shtesë i Bankës Popullore për motivimin e popullatës së re në avancimin dhe zhvillimin e punës hulumtuese dhe analitike në fushën e ekonomisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}