Shkup, 10 korrik 2023
Muzeu i Bankës Popullore me ekspozitën e tij të përhershme është sërish i hapur për publikun. Me rreth 23.000 monedha të epokave të ndryshme historike, duke filluar nga fillimi i shekullit V p.e.s. deri më sot, Muzeu i Bankës Popullore disponon me koleksionin më të madh publik numizmatik në vend.
Me sipërfaqe prej 240m2 janë ekspozuar rreth 1000 monedha nga koleksioni i Muzeut, të renditura në 36 vitrina. Gjatë projektimit të ekspozitës së përhershme të muzeut, theksi është vendosur në zhvillimin e sistemeve monetare dhe standardet e tyre në shoqëritë që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit. Ngjarjet shoqërore dhe kulturore, të cilat janë pasqyruar në ikonografinë dhe dizajnin e parave, gjithashtu kanë vendin e tyre në Muzeun. Duke ndjekur trendet botërore lidhur me rolin e bankave qendrore në kujdesin për trashëgiminë e vet kulturore, Banka Popullore në vitin 1999 filloi me blerjen e parave të vjetra dhe të rralla prej tokës sonë përmes të cilës e ndërtoi koleksionin unik të sotëm. Duke hyrë në këtë fushë të veprimtarisë së muzeut, Banka Popullore sot është një nga shtyllat në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të luajtshme.
Hyrja për vizitorët është falas, çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në 15:00, dhe të disponueshme janë edhe vizitat në grup me caktim paraprak të vizitës. Informata më të hollësishme për vizitat e Muzeut mund të gjeni në: https://www.nbrm.mk/poseta-na-muzejot.nspx.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}