Shkup, 10 qershor 2024
Banka Popullore e informon publikun për mbajtjen e sesionit të 51-të të Klubit të Hulumtuesve, që do të mbahet më 27 qershor 2024 (e enjte), me fillim në orën 14:00, në hapësirat e Bankës Popullore.
Në këtë sesion, punimet e tyre do t’i prezantojnë fituesit e Çmimit Vjetor për Hulumtues të Rinj për vitin 2024. Si fitues i çmimit të parë Nikita Ristovski do të prezantojë punimin e tij: “Rritja ekonomike e nxitur nga integrimi: Rasti i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”. Gjithashtu do të prezantojë edhe fituesi i çmimit të dytë Stefan Tanevski, i cili do të prezantojë punimin e tij: “Politika monetare dhe kanalet e çmimeve të fondeve në kontekst të rajonalizimit të tregut të aksioneve në ish Jugosllavi”.
Sesionet e Klubit të Hulumtuesve janë me karakter të hapur dhe interes për pjesëmarrje mund të shprehet nëpërmjet dërgesës së postës elektronike në email adresën opstiinfo@nbrm.mk.
Në sesionet e Klubit si një platformë diskutimi dhe shkëmbimi të mendimeve eksperte, rezultatet dhe njohuritë nga hulumtimet/punimet mund të prezantohen në një version pune.
Klubi i Hulumtuesve të Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve hulumtuese shkencore, veçanarisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë.
Anëtarësimi në Klubin e Hulumtuesve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}