Shkup, 9 dhjetor 2023

Në kuadër të Fazës së Dytë të Programit Rajonal për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor, financuar nga BE, ka nisur zbatimi i masës dypalëshe për menaxhimin me të dhënat ndërmjet bankës sonë qendrore dhe Bankës Qendrore të Austrisë. Nëpërmjet aktiviteteve të planifikuara do të kontribuohet në transferimin e përvojës së Bankës Qendrore të Austrisë në forcimin e kapaciteteve institucionale për vendosjen e funksionit të menaxhimit me të dhënat në Bankën Popullore.
Misioni i parë i ekspertëve i masës dypalëshe u mbajt prej më datë 27 deri më datë 29 nëntor 2023 dhe në të morën pjesë përfaqësues nga disa njësi organizative të Bankës Popullore dhe dy ekspertë nga Banka Qendrore e Austrisë. Misioni ishte i përkushtuar ndaj ndarjes së përvojës së ekspertëve nga Austria në vendosjen e procesit të menaxhimit me të dhënat, me ç'rast përfshinte vendosjen e strategjisë për menaxhimin e të dhënave, demokratizimin e të dhënave, vendosjen e roleve për menaxhimin me të dhënat në aspektin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, si dhe shembuj të arkitekturës së të dhënave përmes katalogëve të të dhënave, meta të dhënave dhe granulimit. Ekspertët nga Banka Qendrore e Austrisë ndanë në mënyrë aktive njohuritë e tyre, hapat praktikë të procesit të zbatimit dhe praktikat më të mira në fushën e menaxhimit me të dhënat, të cilat do të jenë udhëzime të dobishme në ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për zbatimin e menaxhimit me të dhënat në nivel të Bankës Popullore.
Faza e dytë e Programit Rajonal financuar nga BE për Forcimin e Kapacitetit Institucional të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor filloi në shtator të vitit 2022. Ky program trevjeçar zbatohet nga Bundesbank si koordinator i saj, në partneritet me nëntëmbëdhjetë banka qendrore të Sistemit Europian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe Bankës Qendrore Europiane (BQE). Bashkimi Evropian (BE) ndau 3 milionë euro për programin nga Instrumenti i tij për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}