Shkup, 9 nëntor 2022
Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kreditimi i gjelbër është rritur për 55%. Bëhet fjalë për huazime të destinuara për projekte të cilat mbështesin qëllime të qëndreshme dhe ekologjike ose qëllime të cilat kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër të shoqërisë, siç është zhvillimi i tekonologjisë së re ekologjike. Rritet edhe pjesëmarrja e kredive të gjelbra në kreditë totale, por edhe më tej është në nivel të ulët. Nga fundi i vitit 2019, deri më gjysmën e parë të vitit 2022, pjesëmarrja e kredive të gjelbra në kreditë totale është rritur prej 2,2% në 2,8%. Banka Popullore vazhdon me aktivitetet e saj në nxitjen dhe rritjen e vetëdijësimit për kreditim të gjelbër.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në fund të gjysmës së parë të vitit 2022, kërkesat bankare në bazë të kredive të gjelbra janë 11.136 milionë denarë. Për krahasim, në fund të vitit 2019, deri më gjysmën e parë të vitit 2022, kreditë e gjelbra për kompantë janë rritur për 3.748 milionë denarë dhe marrin pjesë me 5% në totalin e kredive të dhëna kompanive. Rritja e kredive të gjelbra për amvisëri është më e ulët dhe ato marrin pjesë me vetëm 0,7% në totalin e kredive në sektorin “amvisëri”.
Ndryshimet klimatike kanë ndikim negativ në rritjen ekonomike dhe presionet inflacioniste veçanarisht tek ekonomitë më pak të zhvilluara. Shumë banka qëndrore financimin e gjelbër e shohin si pjesë të mandatit. Banka Popullore duke i njohur rreziqet e ndryshimeve klimatike në afat të gjatë, morri qëndrim proaktiv dhe si një prej qëllimeve të saj strategjike vendosi rritjen e vetëdijësimit dhe kontributin drejt ekonomisë së qëndrueshme të gjelbër.
Përmes një sër aktivitetesh, banka jonë qëndrore kontribuon në nxitjen e financimit të gjelbër. Një pjesë e tyre janë masa monetare, siç është vendimi për ndryshim të instrumentit për rezervë të detyruar, me të cilën nxitet kreditimi i projekteve që kanë të bëjnë me prodhimtarinë vendase të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Me këtë vendim, baza e ndarjes së rezervës së detyruar në denarë nga ana e bankave ulet për shumën e kredive të reja të miratuara për financim të projekteve për prodhimtari vendase të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Banka Popullore harton edhe strategji për nxitje të financimit të gjelbër, në të cilën janë parashikuar disa aktivitete, përfshirë edhe përgaditjen e udhëzimeve për funksionimin e bankave në fushën e financave të gjelbra, përfshirë edhe për financimin transparent. Gjithashtu është duke u ndërtuar edhe portofol i gjelbër i letrave me vlerë në rezervat devizore dhe nga ky vit Banka Popullore vendosi edhe sistem të rregullt të mbledhjes së të dhënave më të detajuara për financim të gjelbër. Për vlerësim të qëndrueshmërisë së sistemit bankar ndajndryshimeve klimatike planifikohen stres-testime, për të cilat do të jetë e nevojshme përforcimi i kapacitetit institucional edhe të rregullatorit edhe të bankave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}