Përmirësimi i edukimit financiar të qytetarëve u mundëson atyre të marrin vendime më efektive të financave personale, gjë që ndikon mbi ekonominë në tërësi - prandaj nevojitet që fëmijët të edukohen financiarisht që në moshë të re. Kjo u theksua gjatë ndarjes së çmimeve me rastin e konkursit tradicional për krijime artistike dhe letrare me rastin e Ditës Botërore të Kursimit dhe Ditës Botërore të Sigurimit, të cilin e shpallën Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit (ASO).
Në ngjarjen e cila u zhvillua në Ministrinë e Financave morën pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angelovska dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimit, Klime Poposki.

„Në të kaluarën, ne si bankë qendrore kemi investuar shumë në sferën e edukimit financiar, dhe këtë vit edhe në inkurajimin e përfshirjes financiare. Duke pasur parasysh që sondazhet tregojnë një kulturë relativisht më të ulët në mesin e të rinjve, gjegjësisht se vetëm 40% e të rinjve të moshës prej 18 deri 24 vjet disponojnë me minimumin e nevojshëm të njohurive financiare, shumica e aktiviteteve tona janë të përqendruara në popullatën e re“ - theksoi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska.
Ajo gjithashtu njoftoi se punohet në mënyrë aktive në Strategjinë tonë të parë për edukim financiar dhe përfshirje financiare, e cila pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Strategjia do të përfshi të gjithë përvojën e fituar gjatë viteve të kaluara, rekomandimet nga institucionet dhe organizatat relevante ndërkombëtare dhe përvojat më të mira në këtë sferë.
Ministrja e Financave, Nina Angelovksa theksoi se analizat tregojnë se edukimi financiar në ekonomitë e zhvilluara është dy deri tre herë më i lartë në raport me edukimin financiar në ekonomitë në zhvillim. Ajo theksoi se në kohë të një oferte të gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve financiare, qytetarët duhet të jenë financiarisht të edukuar që të mund të marrin vendimet e duhura financiare.
„Në vendin tonë, matja e fundit e bërë nga Agjencia GFK tregon se kultura financiare e popullatës ka shumë hapësirë për tu përmirësuar përmes edukimit financiar. Edukimi financiar duhet të forcohet për të gjithë moshat, në mënyrë që së pari të shijohen përfitimet, dhe së dyti të forcohen mekanizmat vetë-mbrojtëse të konsumatorëve, bazuar në njohuritë personale për të bërë vlerësimet e duhura. Përmirësimi i kulturës financiare është i rëndësishëm kur bisedohet për ngritjen e transparencës financiare, që të mund të kuptohen të dhënat, me këtë të formohet mendimi publik dhe të kryhet përmirësim dhe shtypje ndaj institucioneve, që të gjithë bashkërisht të përmirësohemi“ - tha ministrja Angelovska.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimit (ASO), Klime Poposki, theksoi se edukimi i hershëm financiar është faktor kryesor për zhvillim dhe stabilitet afatgjatë të sistemit financiar në një vend. Kërkimet në vendet e zhvilluara tregojnë shkallë të lartë korrelacioni ndërmjet edukimit financiar dhe kulturës dhe mirëqenies së popullatës.

Poposki tha se ASO, si rregullator i tregut të sigurimeve, për shumë vite me radhë ka ndërmarrë aktivitete në fushën e edukimit financiar duke përfshirë emetimin e broshurave dhe pamfleteve të dobishme, lojëra sociale për të rinjtë prej të cilave mësojnë rreth rreziqeve dhe menaxhimin e tyre, si dhe organizimin e ligjëratave të rregullta në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në fund të këtij viti do të promovohet një portal interaktiv me qëllim edukimin e qytetarëve dhe forcimin e ndërgjegjes lidhur me ekzistimin e rreziqeve dhe nevojën për sigurim si një instrument mbrojtës nga humbjet e mundshme financiare.
Edhe pse, konkursi për krijime letrare dhe artistike për nxënës me rastin e Ditës Botërore të Kursimit dhe Ditës së Sigurimit është bërë tradicional. Këtë vit, në konkurs u paraqitën mbi 1000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi, ndërsa u shpërblyen 18 dhe 32 pranuan lëvdata. Qëllimi i konkursit është përmirësimi i njohurive të nxënësve në fushën e kursimit dhe sigurimit përmes mësimit dhe shprehjes krijuese.