Shkup, 9 prill 2023
Rritja e ndërgjegjes publike për rëndësinë e edukimit financiar, si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë, ka rol të rëndësishëm në zbatimin e procesit të edukimit financiar. Për këtë qëllim, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska vizitoi ShMEJQSh “Vasill Antevski – Dren” – Shkup, duke ndarë çmime nxënësve të cilët morrën pjesë në kuzin edukativ të Bankës Popullore me rastin e shënimit të “Javës Globale të Parave”. Me këtë rast, guvernatorja mbajti një prezantim edukativ para nxënësve dhe realizoi takim punues me udhëheqësinë e shkollës në të cilën u diskutua për format e mundshme të bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e edukimit financiar.
Në prezantimin e saj, guvernatorja iu referua qëllimeve dhe funksioneve bazë të Bankës Popullore, si dhe rolin e saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar. Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia e edukimit financiar për popullsinë dhe rritja e rolit të bankave qëndrore në këtë fushë. Banka Popullore në vitet e fundit ka bërë përpjekje të shtuara në forcimin e edukimit dhe përfshirjes financiar në këtë fushë, në pajtim me strategjinë e parë kombëtare të kësaj fushe të miratuar nga rregullatorët financiar, të udhëhequr nga Banka Popullore. Banka Qëndrore ka publikuar materiale të shumta edukative dhe rregullisht zbaton aktivitete edukative për grupmosha të ndryshme, veçanarisht për popullsinë e re. Si nxënëse e mëparshme e kësaj shkolle, guvernatorja e theksoi edukimin financiar si thelbësor, jo vetëm për ata që kenë zgjedhur profesionalisht të mirren me financa por edhe për të gjithë popullsinë, veçanarisht në sistemin financiar modern dinamik.
Pas prezantimit, çmimet përkatëse u ndanë për Eva Mlladenova, Kristina Mitovska dhe Jovana Petrovska, nxënëset të cilat i fituan tre vendet e para në kuizin edukativ i cili u mbajt virtualisht më 23 mars 2023, gjatë shënimit të “Javës Globale të Parave”, në organizim të Bankës Popullore. Në kuizin edukativ morrën pjesë 26 nxënës nga viti i III dhe i IV të cilët u përgjigjën pytjeve nga fusha e funksionimit të Bankës Popullore dhe të sistemit bankar. Banka Qëndrore edhe në të ardhmën do ndërmarrë aktivitete edukative të tilla për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend, me qëllim të rritjes së nivelit të edukimit financiar tek të rinjtë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}