Prioriteti ynë i përbashkët është forcimi i përditshëm i stabilitetit financiar në rajonin tonë dhe prandaj bashkërisht punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë brenda mandatit tonë. Në atë pikëpamje, ne vazhdojmë të shkëmbejmë edhe më shumë mendime dhe përvoja mbi mbikëqyrjen dhe rregulloren bankare, veçanërisht në drejtim të zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe parimeve prudenciale. Këto janë një pjesë e rekomandimeve të dërguara nga guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska dhe guvernatori i Bankës Popullore të Kroacisë, Boris Vujçiq në pjesën e parë të takimit të tyre të sotëm në Shkup.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kroacisë mbërriti në një vizitë dy-ditore në vendin tonë me ftesë të guvernatores Angelovska-Bezhoska, me qëllim vazhdimin e bisedimeve në të cilat theksi ishte vendosur mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në kuadër të memorandumit të nënshkruar midis dy bankave qendrore. Tanimë bisedohet edhe për një bashkëpunim, i cili do të zhvillohet më tej ndërmjet shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave nga fusha e statistikës së bankës qendrore, kërkimit dhe modelimit ekonomik, si dhe në fushën e shërbimeve të pagesave dhe sistemeve të pagesave.
Vujçiq vlerëson se me reformat e zbatuara, përmirësimin e legjislacionit dhe projektet e realizuara në periudhën e kaluar, banka jonë qendrore arriti rezultate të dukshme, duke aplikuar një pjesë më të madhe të përvojave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Siç theksoi ai, ky është një motiv shtesë për Kroacinë të vazhdojë të jetë partner dhe mbështetësi i bankës tonë qendrore, veçanërisht në harmonizim me standardet më të larta evropiane.
Angelovska-Bezhoska falënderoi kolegun e saj për mbështetjen e deritanishme, veçanërisht në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst, të dy guvernatorët biseduan edhe për projektin për forcimin e kapaciteteve të bankës tonë qendrore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në SEBQ, konferenca fillestare e të cilit u mbajt javën e kaluar. Angelovska-Bezhoska dhe Vujçiq vlerësuan se ky projekt në të cilin partnerë të bankës tonë qendrore janë Gjermania dhe Kroaci është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht për faktin se mbulon katër fusha të rëndësishme nga veprimtaria e bankave qendrore. Siç ishte theksuar, ai do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të komunitetit të bankave qendrore në rajon.
Gjatë vizitës së guvernatorit Vujçiq, ata do të bisedojnë më hollësisht për të gjithë fushat në të cilat mund të intensifikohet komunikimi ndërmjet ekspertëve të të dy bankave qendrore, në drejtim të promovimit të veprimtarisë së bankave qendrore në tërë rajonin.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}