Shkup, 8 maj 2023
Banka Popullore dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me të cilën mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe njohurive, praktikave të mira, si dhe konsultim profesional për çështje me interes.
Memorandumi ka për qëllim promovimin e barazisë dhe mosdiskriminimin, t'i forcojë kapacitetet institucionale dhe mbështetjen e ndërsjellë dhe inkurajimin e nismave të përbashkëta në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Zbatimi i dispozitave të Memorandumit është i rëndësishëm për të dy institucionet, duke marrë parasysh atë se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur do të kontribuojë në avancimin e aplikimit të parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Për zbatimin e Memorandumit janë planifikuar trajnime për çështje që lidhen me praktikat dhe prirjet diskriminuese, për shkak të forcimit të kapaciteteve të punonjësve dhe parandalimin e diskriminimit.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, theksoi se institucionalizimi i bashkëpunimit me Komisionin është një tregues tjetër i interesimit të bankës për të praktikuar kulturë institucionale të shëndetshme dhe etike, me mundësi të barabarta për të gjithë. Kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ismail Kamberi, theksoi se Banka Popullore është shembull i shkëlqyer ndërmjet institucioneve në vend në aspektin e përkrahjes së barazisë dhe luftës kundër diskriminimit.
Forcimi i bashkëpunimit me Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi është aktivitet i Bankës Popullore për të mbështetur aplikimin e parimeve të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke ruajtur standarde të larta etike dhe shkallë të lartë të veprimit profesional dhe të paanshëm gjatë zbatimit të qëllimeve dhe detyrave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}