Shkup, 8 prill 2023
Banka Popullore zbaton praktika të avancuara të transparencës, thuhet në Raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili përmbledh të gjeturat e vlerësimeve të nivelit të zbatimit të parimeve të përfshira në Kodin e Transparencës së Bankave Qendrore të FMN-së. Banka Popullore ishte e dyta nga gjithsej shtatë banka qendrore për të cilat FMN-ja në vitin 2021 vlerësoi praktikat për sa i përket transparencës dhe raportimit të punës.
Përkushtimi i kahershëm për transparencë të lartë është inkorporuar në Ligjin e Bankës Popullore dhe është vendosur si synim strategjik në kuadër të mandatit të Bankës Popullore, thuhet në Raport. Për shkak të zbatimit të politikës së transparencës së lartë dhe disponueshmërisë së informacionit në lidhje me veprimtarinë e saj, Banka Popullore garanton besim të konsiderueshëm midis palëve të interesuara dhe forcon autonominë dhe efikasitetin e saj në zbatimin e politikave.
Raporti i FMN-së përcakton qartë se korniza gjithëpërfshirëse e transparencës së Bankës Popullore është e vendosur mirë dhe mbulon vendimet e marra në aspektin e politikës monetare, analizave dhe operacioneve monetare dhe devizore. Transparenca e lartë reflektohet edhe nëpërmjet kohës dhe shpeshtësisë së publikimit të informacionit. Në raport thuhet gjithashtu se Banka Popullore ka bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e transparencës në fushën e stabilitetit financiar dhe përmirësime të mëtejshme të praktikave të transparencës priten me Ligjin e ri të Stabilitetit Financiar. Raporti gjithashtu thekson mbulimin e zgjeruar të informacionit të disponueshëm publik për auditimin e brendshëm dhe kornizën e menaxhimit të rrezikut, si elementë që mundësojnë vendosjen e mekanizmave të kontrollit të brendshëm parandalues në Bankën Popullore, i cili kontribuon në vendimmarrjen e duhur brenda kompetencave të bankës qendrore.
Kodi i Transparencës së bankave qendrore është mbledhje e komplet parimeve dhe praktikave të transparencës të rekomanduara nga FMN-ja për zbatim nga ana e bankave qendrore. Në këtë mënyrë, kodi u mundëson bankave qendrore të vlerësojnë dhe përmirësojnë praktikat e tyre në drejtim të llogaridhënies dhe të forcojnë dialogun me publikun, për të paraqitur më qartë mënyrën se si merren vendimet dhe si arrihen qëllimet e bankave qendrore.
Raporti është i disponueshëm në lidhjen në vijim: https://www.imf.org/-/media/Files/Publications/PP/2023/English/PPEA2023006.ashx
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}