Shkup, 7 nëntor 2022
Përdoruesit e shërbimeve financiare në të ardhmen e afërt, do të kenë në dispozicion në aplikacionet e avancuara të fintekut përmes teknologjive të reja digjitale. Në fillim të vitit 2023 hyn në fuqi Ligji i ri i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore, me të cilin hapet më shumë hapësirë për zhvillimin e koncepteve inovative në të cilat pagesat onlajn nuk do të kryhen vetëm me kartelë pagesore - theksoi Goran Jankoski, mbikëqyrës kryesor përgjegjës i sistemeve të informacionit në Bankën Popullore, duke folur për sigurinë e pagesave onlajn në intervistën për "Vetëm pyet" në Institutin e Studimeve të Komunikimit.
Duke iu referuar sigurisë që u garantohet konsumatorëve, gjatë përdorimit të aplikacioneve të reja inovative të pagesave onlajn, Jankoski theksoi se në vendin tonë do të zbatohen praktikat më të mira të Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë e pagesave onlajn. Me risitë do të vendoset nivel shtesë i mbrojtjes përmes zbatimit të identifikimit të përforcuar, ku identiteti i përdoruesit konfirmohet me të dhëna biometrike, futja e kodit, PIN (i marrë përmes SMS-it) ose me telefonin celular që posedon përdoruesi. Do të zbatohet edhe analiza e rrezikut të transaksionit, respektivisht sisteme të avancuara që do të kenë bankat me qëllim për të zbuluar sjellje të pazakonta të përdoruesit të shërbimit pagesor. Zbatimi i këtyre koncepteve të sigurisë ndihmon në shmangien e sjelljeve të mundshme keqdashëse ose mashtruese.
Përshtatja me ligjet dhe rregulloret e BE-së e realizuar përmes Ligjit të ri të Shërbimeve Pagesore dhe Sistemet Pagesore i referohet sigurisë dhe mbrojtjes më të madhe të konsumatorëve, si përdorues të shërbimeve të reja të avancuara të pagesave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}