Shkup, 7 shtator 2023
“Edukimi financiar dhe përfshirja financiare, me vëmendje të veçantë te popullsia e re, janë prioritet i rëndësishëm i Bankës Popullore. Nga aty, Banka Popullore mbështet disa iniciativa në këtë segment, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Olimpiadën Ekonomike Ndërkombëtare dhe veçanarisht kënaq kur të rrinjtë dallohen me njohuri të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare”. Kjo u theksua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në takimin e sotëm me nxënësit e shkollave të mesme, pjesëmarrësit e këtij viti në Olimpiadën Ekonomike Ndërkombëtare dhe profesorët Aneta Gacovska-Barandovska dhe Stevo Gjorgiev nga Instituti i Matematikës pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, të cilat i kane koordinuar përgaditjet e ekipit.
Guvernatorja shprehi urime të përzemërta deri te fituesi i medaljes së bronztë, nxënësi David Stavrov nga ShMP “Algoritam”, Shkup, si dhe deri te Rina Toleva dhe David Arsovski nga ShMEJQSh “Vasill Antevski-Dren”, Shkup, të cilët si pjesë e ekipit tonë na përfaqësuan në Olimpiadën Ekonomike në Volos, Gre qi. Në Olimpiadën Ekonomike Ndërkombëtare e gjashtë e cila mbahet prej 25.07 deri 02.08.2023 morën pjesë 50 ekipe nga 48 vende të botës, ndërsa nikoqir ishte Universiteti i Thesalisë nga Volosi. Nxënësit garuan në tre pjesë: test nga ekonomia, lojëra për njohuri financiare dhe biznes studime. Fakt inkurajues është se mes një numrit të madh të ekonomive bartëse në botë, ne e fituam vendin e njëzet e dytë në klasifikimin gjeneral.
Banka Popullore ishte pjesëmarrëse aktive në përgaditjen e nxënësve për pjesëmarrje në Olimpiadë. Aktivitetet e bankës qëndrore, më sakt seria e ligjeratave për nxënësit nga ekipi jonë, si dhe prezantimet për plotësimin e njohurive dhe përgjigjet e moduleve të ndryshme, ushtrimeve dhe lojërave edukative, janë në kuadër të bashkëpunimit të cilin banka qëndrore e realizon me Unionin e Matematicientëve, me të cilin është lidhur edhe Memorandum për bashkëpunim. Edukimi financiar, gjithashtu, është një nga prioritetet strategjike të Bankës Popullore për të cilën është miratuar edhe Strategjia për edukim financiar dhe përfshirje financiare nga ana e rregullatorëve financiar, të udhëhequr nga Banka Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}