Dje, në Bankën Popullore u zhvillua një takim i përbashkët i guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministres së Financave Nina Angelovska me përfaqësuesit e Shoqatës së Organizatave Financiare të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Asociacionit të Kompanive Financiare. Takimi u përqendrua në situatën, zhvillimet dhe tendencat në sektorin e kompanive financiare, i cili është një segment i vogël por dinamik i sistemit financiar. Veçmas u diskutua lidhur me sfidat të cilat në vete i përmban zhvillimi i teknologjisë financiare dhe fushat në të cilat pritet të zbatohet edhe në vendin tonë në të ardhmen.
Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe rreth ndryshimeve të miratuara së fundmi në Vendimin për metodologjinë e llogaritjes së normës vjetore të totalit të shpenzimeve, e cila përshkruan llogaritje të NTSH-së së kredive të miratuara konsumatore nga ana e të gjithë kreditorëve dhe kompanive financiare. Me ç’rast u sqarua se me ndryshimet saktësohet lista e shpenzimeve të cilat nuk përfshihen në llogaritjen e NTSH-së. Përkatësisht, kjo listë përjashton kostot e sigurimit ose garancisë së kredisë, që nuk paraqesin shërbime të detyrueshme shtesë, si dhe shpenzimet tjera të cilat nuk janë të lidhura drejtpërsëdrejti dhe të cilat nuk kushtëzojnë miratimin e kredisë. Me ndryshimet e bëra në rregullore, pritet se që të sigurohet transparencë më e lartë në formimin e çmimeve për kredi konsumatore dhe se kredi-kërkuesve do ju mundësohet informim më i plotë dhe në kohë për totalin e shpenzimeve të cilat do t’i kenë në nivel vjetor.
Në përfundim të takimit u shpreh dëshira për të vazhduar komunikimin e përbashkët midis dy institucioneve me Shoqatën dhe Asociacionin, me qëllim informim të vazhdueshëm për situatën, tendencat dhe risitë në sektorin e kompanive financiare. Guvernatorja e Bankës Popullore dhe ministrja e financave vlerësuan se komunikimi i këtillë i përbashkët mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm dhe i dobishëm në njohjen e sfidave të ardhshme në sistemin tonë financiar dhe vlerësimin e stabilitetit të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}