Shkup, 7 maj 2025
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e tij përfundimtare pas misionit të rregullt sipas nenit IV, vlerësoi që Banka Popullore u përball në mënyrë efektive me një sërë tronditjesh ekonomike, duke siguruar ulje të inflacionit, kurs këmbimi të qëndrueshëm dhe sistem financiar të sigurt. Banka Popullore, sipas FMN-së, gjithashtu i është qasur në mënyrë të përshtatshme lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të politikës monetare, duke ndjekur kushtet dhe analizat ekonomike.
FMN-ja sugjeron që Banka Popullore të vazhdojë me politikën monetare të kujdesshme derisa të konfirmohet rënie e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e inflacionit. Nëse disa nga rreziqet e brendshme realizohen, theksohet që Banka Popullore duhet të jetë e përgatitur të shtrëngojë përsëri politikën monetare, duke përfshirë edhe menaxhimin e likuiditetit me instrumente në dispozicion, siç është rezerva e detyrueshme.
Në fushën e stabilitetit financiar, FMN-ja vlerëson pozitivisht futjen e masave makroprudenciale, siç janë kufizimet në raportin kredi-vlerë dhe borxh-të ardhura, të cilat tashmë po kontribuojnë në uljen e rreziqeve në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në mbrojtjen nga borxhi i tepërt. Mbështetet gjithashtu edhe rritja graduale e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit të bankave dhe kërkesat shtesë për kapital, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe në pajtim me rregulloren europiane.
FMN-ja thekson rëndësinë e madhe të ruajtjes së pavarësisë së bankës qendrore si bazë për stabilitetin e çmimeve, kursit të këmbimit dhe sistemit financiar.
Banka Popullore edhe më tej do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të saj - ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar dhe mbështetjes afatgjate të qëndrueshmërisë ekonomike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}