Shkup, 7 prill 2023
“Ligji i ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave ofron mbrojtje më të lartë si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Ai parasheh informim të qartë për qytetarët para nënshkrimit të marrëveshjes kornizë me ofruesit e shërbimeve të pagesave për kushtet dhe lartësinë e tarifës për përdorimin e tyre. Për herë të parë, kufizohet lartësia e tarifave që ofruesit e shërbimeve të pagesave i paguajnë mes vete për përdorimin e kartelave pagesore të lëshuara nga një ofrues i pajisjeve POS, dhe të vendosura tek tregtarët nga ofrues tjetër, si kosto që ndikon në çmimin përfundimtar të shërbimeve të pagesave. Lartësia e këtyre tarifave do të ulet gradualisht dhe në fillim të vitit 2025 nuk duhet të jetë më e lartë se 0.2% e vlerës së transaksionit të pagesës të bëra me kartelë debitore, gjegjësisht nga 0.3% tek kartela pagesore kreditore. Me këtë kufizim do të barazohet me atë që zbatohet aktualisht në BE. Kjo më tej do të ndikonte edhe në çmimin që e paguajnë tregtarët për përdorimin e pajisjeve POS.” Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë së sistemeve të pagesave në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, mysafir në emisionin “Blumberg Adria”.
Veliçkovski thekson se kushtet në të cilat shërbimet e pagesave u ofrohen përdoruesve dhe veçanërisht qytetarëve, duhet kuptuar nga ata në mënyrë të thjeshtë. “Për këtë qëllim, marrëveshja kornizë për shërbimet e pagesave që e nënshkruajnë ofruesi i shërbimeve të pagesave dhe qytetari, si konsumator, do të jetë në formë të standardizuar me grup informacioni të detyrueshëm. Para nënshkrimit, ofruesi duhet të informojë qytetarin për kushtet në të cilat ai mund të përdorë shërbimet e tij të pagesave, si dhe t'i japë informacion për lartësinë e tarifave për shërbimet e përdorura më shpesh. Pas lidhjes së marrëveshjes kornizë, ofruesi është i detyruar që së paku një herë në vit, t'i dorëzojë konsumatorit raport për tarifat që ka paguar për përdorimin e shërbimeve të pagesave”, shpjegon më tej drejtori.
Drejtori i Drejtorisë për Sistemet e Pagesave në Bankën Popullore thekson se korniza e re rregullatore merr parasysh edhe interesat e kompanive, pasi kufizohet edhe lartësia e tarifave që paguan ofruesi që ka lëshuar kartelën pagesore nga ofruesi që ka instaluar pajisjen POS tek tregtari. Pritet që kjo do t'i zvogëlojë kostot për ofruesit që vendosin pajisje POS tek tregtarët, që më tej do të çonte në ulje të tarifave edhe për tregtarët. Ulja e tarifave, nga ana tjetër, do të nxiste tregtarët të instalonin pajisje të reja POS, të cilat në fund do të kontribuonin në përdorim më të madh të mjeteve të pagesës në llogaritë e pagesave të qytetarëve, si dhe në uljen e pagesave me para në dorë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}